Bashkia Berat ka vlerësuar shërbimet publike si shërbime që ndikojnë në mënyrë të drejpërdrejtë tek qytetari. Përmirësimi i tyre çdo vit ka qenë dhe do të mbetet prioritet i punës tonë. Sot në rrugën drejt hyrjes në familjen e madhe europiane, sektorët e shërbimit hasin sfida të mëdha, sfida të cilat ne i kemi përmiresuar me mënyrën tonë të të punuarit.
Bashkia Berat nëpërmjet Ndërmarrjes së Rrugë Trotuareve ka rikonstruktuar 16 710 m2 kalldrëm. Kthimi i traditës se kalldrëmeve, ngritja e grupit të profesionistëve për to, ka bërë që kalldrëmëve në zonat muzeale t’u kthehet mozaiku i mjeshtrave beratas. Shumë turistë vendas e të huaj nëpërmjet anketimeve që janë zhvilluar, kanë vlerësuar ruajtjen e traditës dhe profesionalizmin në këto kalldrëme.
Ndriçimi publik mbulon rreth 78 % të zonave urbane. Ai është konceptuar edhe si ndriçim dekorativ, sidomos për zonat muzeale, dhe i ka kthyer qytetit bukurinë dhe madhështinë sidomos në orët e mbrëmjes. Vetëm 42 lekë/muaj për familje paguajnë banorët si tarifë për ndriçimin.Çdo vit janë rritur shpenzimet për këtë sherbim. Kemi harxhuar gjithsej 47 857 000 lekë.
Tashmë qyteti është më i ndriçuar, njerëzit më të sigurt, duke synuar arritjen e standarteve europiane në ndriçimin dekorativ të ansambleve muzeale.
Në mbështetje të strategjisë së zhvillimit të qytetit, ku turizmi dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore janë prioritetet kryesore për Bashkine Berat, puna jonë do të vazhdoje në ruajtjen e vlerave dhe traditës së qytetit tonë.
Bashkia Berat e ka vlerësuar Shërbimin e Transportit, si një mundësi të lëvizjes, duke alternuar shërbimin publik me ate privat. Në politikat tona të lëvizjes së qytetarëve ne kemi nxitur dhe stimuluar subjektet private të shërbimit taksi dhe interurban.
Në sherbimin urban, vazhdimisht janë vlerësuar kërkesat e banorëve për rritje të ofrimit të tij; përmendim këtu lagjen Kala dhe Uznova e madhe. Në vëmendjen tonë është përmirësimi i këtij shërbimi, duke synuar mjete të reja transporti urban, si dhe shtrirjen e shërbimit urban në të gjithë qytetin.
Për të lehtësuar lëvizjen në qendër të qytetit, në prioritet tona janë ndërtimi i unazës, si dhe ndërtimi i dy terminaleve në hyrje dhe në dalje te qytetit.
Bashkia Berat shpenzon për shërbimin e pastrimit 50 milion lekë/vit, nga këto 8 milion lekë në vit kalojnë në buxhetin e qeverisë për TVSH, dhe vetëm 42 milion lekë janë për pastrimin e qytetit.
Vetëm 108 lekë në muaj për familje paguajnë banorët për tarifën e pastrimit.
Trajtimi i mbetjeve urbane do të kryhet nëpërmjet landfillit rajonal brenda standarteve mjedisore e higjeno-sanitare, ku bashkia Berat sot, ka gati studimin e fizibilitetit dhe është përfshirë në bashkitë pilot për këtë mënyrë bashkëkohore të trajtimit të mbetjeve urbane.