Bashkia Berat,Qendra Kulturore,organizoi dje ne Pallatin e Kultures”Margarita Tutulani”promovimin e kolanes se librave te studiuesit,akademikut z.Ndriçim Kulla,nen kujdesin e kryetarit te bashkise z,Petrit Sinaj.
Merrnin pjese miq te librit,poete,shkrimtare,artiste,nxenes te shkollave te mesme,etj..Ishin te pranishem Kryetari i Bashkise z. Petrit Sinaj,nenkryetari i Bashkise z. Çlirim Brisku,sekretari i pergjithshem z,Gezim Zema.Ne emer te institucionit te Bashkise pershendeti z.Fejzi Mulita,keshilltar i kabinetit te Bashkise.Referuesit Kadri Kuka,publicist,kritik letrar,Entela Bendo,mesuese e historise ne shkollen e mesme te muzikes “Ajet Xhindole”,Ermal Mbrakulla,mesues i arteve vizive,Arben Jaupaj pergjegjes i Bibliotekes”Vehxhi Buharaja”,historian,ne kumtimet e tyre trajtuan raportet e marredhenieve te Shqiperise me Shtetet e Bashkuara te Amerikes,me fqinjet,roli i fuqive te medha ,sidomos ShBA-es ne njohjen e Pavaresise se Shqiperise,raportet e shkrimtarit Ismail Kadare me diktaturen komuniste,me revolucionin kulturor kinez,jehona e veprave te tij ne bote dhe ndikimi i ndersjellte i letersive ne emancipimin shoqeror dhe kulturor te shoqerise.
Ne fjalen e tij pershendetese ,Ndriçim Kulla falenderoi kryetarin e bashkise per organizimin e promovimit te kolanes se veprave te tij,Qendren Kulturore,Biblioteken “Vehxhi Buharaja”,referuesit dhe percolli mesazhet e publicitetit te lbrit ,si nje instrument kulturor qe ndikon ne kulturimin e shoqerise njerezore.Ne fjalen e tij vleresoi lart vepren e Ismail Kadarese, jehonen e saj ne bote dhe rolin qe duhet te luajne intelektualet ne edukimin kulturor te brezave,veçanerisht atyre te rinj per ti terhequr drejt universit te librit.Autori iu pergjigj pyetjeve dhe interesimit te lexuesve te librit.
Ne fund autori shperndau me autograf botimet e tij.