Dje në Pallatin e Kulturës “Margarita Tutulani” Bashkia Berat organizoi ceremoninë zyrtare të dhënies së Titullit “Qytetar Nderi”,Prof.Petraq Papajorgjit, Dekan i Fakultetit të Informatikës në Universitetin New Jork ,Tiranë.Në ceremoni merrnin pjesë qytetarë,anëtarë të Këshillit Bashkiak,anëtarë të Komisionit Qytetar,mësues etj.Gjithashtu ishin të pranishëm nënkryetarja e Bashkisë znj.Teuta Muçogllava,sekretari i përgjithshëm i Bashkisë z.Gëzim Zema,Kryetarja e Këshillit Bashkiak znj. Nikoleta Manka,nënkryetari i Bashkisë z.Çlirim Brisku etj.Titullin “Qytetar Nderi”,akorduar nga Këshilli Bashkiak z.Petraq Papajorgjit ia dorëzoi në emër të Kryetarit të Bashkisë z.Petrit Sinaj,nënkryetarja e Bashkisë znj. Teuta Muçogllava. Në fjalën e saj znj.Teuta Muçogllava falenderoi Këshillin Bashkiak për dhënien e Titullit “Qytetar Nderi” z.Petraq Papajorgji dhe vlerësoi lart figurën e tij si një intelektual i shquar,një profesor me format të njohur në fushen e informatikës brenda e jashtë vendit.
Në fjalën e tij përshëndetëse Z.Petraq Papajorgji falenderoi Këshillin Bashkiak për dhënien e Titullit “Qytetar Nderi”,Kryetarin e Bashkisë z.Petrit Sinaj,qytetarët dhe intelektualët që e propozuan dhe vlerësuan figurën e tij dhe shprehu gatishmërinë që si qytetar i Beratit të kontribuojë për qytetin e tij të lindjes.Në fund për nder të tij u organizua një kokteil tek Bar-Restorant “Mangalemi”
Tags papajorgji