Muzeume :
Muzeu Kombëtar i Ikonave ‘’Onufri’’- Është i vendosur brenda Katedrales Fjetja e Shën Mërisë ( shek.18 ) e cila është një Kishë e stilit Bizantin e karakterizuar nga një ikonostas i mrekullueshëm druri të larë me ar . Koleksioni i ikonave daton në shekujt 14- 19 dhe përfshin vepra të rëndësishme nga artisti i madh Onufri dhe shkolla e tij e piktorëve .
Oraret: Nga 1 Tetor- 30 Prill . E Martë –E Shtunë 9°° – 16°° . Të dielen 9°° -14°°
Nga : 1 Maj- 30 Shtator – E Martë – E Shtunë 9 00 – 13 00 & 16 – 19 00.Të dielën 9. 00 – 14 00.
E Hëna pushim.
Çmimi i biletës : 200 lek
Për më shumë informacion : 00355 (032) 2 32 248 / www.beratmuseum.gov.al
Muzeu Etnografik – Është i vendosur në një nga banesat karakteristike të Beratit , e cila daton në shekullin 18. Brenda tij gjendet pavjoni i arkeologjisë, një imitim i pazarit mesjetar , pavjoni i arkitekturës dhe mjediset e brendshme të një shtëpie tipike të shekullit 18.
Oraret: Nga 1 Tetor- 30 Prill . E Martë –E Shtunë 9°° – 16°° . Të dielen 9°° -14°°
Nga : 1 Maj- 30 Shtator – E Martë – E Shtunë 9 00 – 13 00 & 16 – 19 00.Të dielën 9. 00 – 14 00.
E Hëna pushim.
Çmimi i biletës : 200 lek
Për më shumë informacion : 00355 (032) 2 32 248 / www.beratmuseum.gov.al
Galeria e Arteve ‘’Edward Lear’’ – E hapur në 1994 është një ndër Galerite e Artit më të mira dhe më të rëndësishme në vend. Koleksioni i saj nxjerr në pah veprat e artit kontemporan dhe të traditës, të artistëve vendas dhe të huaj .
Oraret : E Martë –e Dielë : 09.00- 13.00
E Hëna pushim
Hyrja : pa pagesë
Për më shumë informacion : 00355 (032) 2 32 027 / www.beratartgallery.net
Qendra historike :
KALAJA : ( Çmimi i hyrjes : 50 lek vizitorët vendas/ 100 lek vizitorët e huaj)
Katedralja Fjetja e Shën Mërisë ( Muzeu Kombëtar i Ikonave Onufri )
Kisha e Shën Mari Vllahernes (shek.13 )-Është kisha më e vjetër ekzistuese në Berat . Kjo Kishë është restauruar në shek. 16 dhe afresket e saj janë pikturuar nga artisti Nikolla, djali i Onufrit.
Kisha e Shën Kollit ( Shek. 16) – Gërmimet arkeologjike kanë treguar se muret e kësaj Kishe janë ndërtuar në shekullin e 16. Brenda në Kishë gjendet një kapitol i përdorur për ritualet fetare i cili përbën një element të arkitekturës paleo -kristiane .
Kisha e Shën Kostandinit dhe Helenës – Kisha është një kapelë e cila përfundoi në vitin 1644. Ajo ka një tavan me elementë dekorativë dhe afresket e saj prezantojnë skena nga martirizimi i Krishtit.
Kisha e Shën Triadhës –(Shek.13-14 ) . Është ndërtuar pranë mureve te dyta rrethuese të Kalasë. Dallohet për afreske të bukura bizantine dhe muret e saj janë ndërtuar duke përdorur teknikën e klausonazhit .
Akropoli – Është i vendosur në pjesën më të lartë të Kalasë dhe përbën rrethimin e dyte te mureve brenda saj. Ne brendësi të tij gjenden rrënojat e banesave të garnizoneve të ushtrisë Turke, Rezidenca e Pashait dhe rrënojat
e Xhamisë së Bardhë ndërtuar në periudhën Otomane.
Cisterna e ujit – (Shek. 13-14 ) . Është përdorur për ruajtjen e ujit gjatë periudhës së Mesjetës së vonë. Një tunel prej guri u ndërtua në anën jugore për të sjellë ujin nga lumi direkt në kullë.
Xhamia e Kuqe -( Shek. 15 ) –Xhamia është një ndër më të vjetrat në Shqipëri .Në fillimet e saj u shërbeu karvaneve që vinin nga Lindja në drejtim te Perëndimit dhe më vonë u shërbeu garnizoneve Turke.
Kisha e Shën Mitrit – Kisha është rindërtuar mbi rrënojat e një faltoreje te vjetër në shekullin 16-17. Sipas një mbishkrimi ,kisha është pikturuar në vitin 1607.
Kisha e Shën Todrit (Shek.11-16 ) – Kisha është ndërtuar në mesin e shekullit të 16 dhe u pikturua nga Onufri . Brenda kishës është gjetur një kopje e Epitafit te Gllavenicës ,një krijim arti i famshëm i vitit 1373.
Kisha e Shën Ilias – Kjo Kishë është vendosur jashtë mureve rrethuese të Kalasë .Skenat biblike në këtë Kishë janë shkruar në gjuhën Shqipe ,një shembull i rrallë për objektet religjioze në Berat .Gjatë regjimit komunist ky objekt u shkaterrua dhe u rindertua pas vitit 1990.
GORICA :
Manastiri i Shën Spiridonit ( Shek.19 ) – Manastiri i Shën Spiridonit ndodhet në qendër të lagjes Goricë.Mbishkrimi në hyrjen e saj e daton objektin në vitin 1864 .Ndërtesa e manastirit prezanton një skemë tipike të bazilikave të shekullit të 18.
Kisha e Shën Thomait –( Shek. 19 ) – Kisha e Shën Thomait është e vendosur në lagjen Goricë . Objekti u shkaterrua gjatë regjimit komunist dhe u rindërtua pas viteve 1990 me financime te dhëna nga komuniteti kristian i qytetit të Beratit.
Rrënojat e Kalasë së Gorices – Kalaja e Gorices ka qenë një tjetër kala e qytetit e cila i përket të njëjtës periudhë me Kalanë ( shek 4 p.e.r ) e vendosur në kodrën përballë. Sot gjenden vetëm rrënojat e kësaj kalaje.
Ura e Gorices – Ura e Goricës u ndërtua prej druri në vitin 1780 nga Ahmet Kurt Pasha . U rindërtua me gurë në shekullin e 18 dhe më pas gjatë viteve 1920- 1930 .
MANGALEM :
Xhamia e Beqareve – Ndërtuar në vitin 1827 me qëllimin për t’i shërbyer zejtarëve beqarë në qytet.Karakteristikë për këtë Xhami është aplikimi në fasadat e saj të pikturave që prezantojnë pamje nga qyteti.
Kisha e Shën Mëhillit –(Shek.13 )- Ndërtuar mbi një shkëmb në lagjen Mangalem në jug të Kalasë ajo demonstron një mjeshtëri në teknikën e klausonazhit .Krahasuar me kisha të tjera në Berat ,në këtë Kishë gjendet një nivel i lartë arkitektonik dhe një tendencë për perfeksionimin e formave.
QENDRA MESJETARE :
Xhamia Mbret- Xhamia Mbret është një nga xhamitë më të rëndësishme në qytet .Ajo është pjesë e Qendrës Islamike dhe u ndërtua në fund të shekullit 15 nga Sulltan Bajaziti II.
Teqeja e Helvetive-( shek. 15 ) Teqeja e Helvetive u ndërtua në shekullin 15 dhe u rindërtua nga Ahmet Kurt Pasha në vitin 1782. Karakteristikë për këtë Teqe është tavani prej druri i dekoruar sipas stilit barok i adoptuar në artin Islamik me piktura të përshkruara si ndër më te bukurat e asaj kohe.
Pika të tjera :
Kisha e re Ortodokse -Kisha e Shën Dhimitrit është ndërtuar ne 2006 ne vendin ku ka ekzistuar më parë Katedralja e Vjetër e qytetit .
Xhamia e Plumbit – (shek.16 ) .Xhamia më e bukur ndërtuar gjatë sundimit të Sulltan Suljeman Konunor (1520-1566) , periudhë në të cilën qyteti po kthehej në një qendër të rëndësishme nën Perandorinë Otomane. Kjo është xhamia më e madhe e këtij lloji në Shqipëri.