PËRFAQËSUES TË BASHKISË BERAT, VIZITË NË LLOVECH, BULLGARI
11/05/2018
Aktivitete, Të Reja
618 Views
Në kuadër të bashkëpunimit dhe intensifikimit të marrëdhënieve ndërmjet dy bashkive binjake (Berat – Llovech), një delegacion i Bashkisë së Beratit, i kryesuar nga Nënkryetari i Bashkisë, z. Bledar Blana, po zhvillon këto ditë (10-13 maj) një vizitë në Bashkinë Llovech, Bullgari. Në vizitën e tyre përfaqësuesit e Bashkisë së Beratit u pritën në një takim nga Kryetarja e Bashkisë Llovech, znj. Cornelia Marinova. Në takimin midis dy stafeve të bashkive respektive u shkëmbyen mendime dhe ide për mënyrën e realizmit dhe konkretizimit të projekteve të përbashkëta në fusha të ndryshme; sociale, ekonomike dhe kulturore. Gjatë kësaj vizite grupi i delegacionit të Bashkisë Berat mori pjesë edhe në disa prej aktiviteteve kulturore që organizoheshin me rastin e festës së Bashkisë Llovech.