Home / Të Reja Nga Turizmi / Partneritetet

Partneritetet

Programet e BE (2009-2011)

Programet e Be nga të cilat Shqipëria mund të perfitojë si vënd kandidat janë :

1-Programet IPA për bashkëpunimin ndërkufitar

2-Programt IPA për Adriatikun

3-Programet  IPA për Europën Juglindore

Nga dy programet e para Berati automatikisht është i përjashtuar për shkak të distancës nga kufijtë e Shqipërisë dhe bregdetin .

Bashkia  Berat  ka aplikuar në Programin e BE për Europën Juglindore ( projektet IPA) ,aksi ‘’ AoI 4.3: Promovimi i përdorimit të vlerave kulturore për zhvillim ‘’ me katër projekte , ndër të cilët njeri prej tyre është miratuar nga KE për fazën e parë ( partner lider   Bashkia Venecia –Itali )

-Projekti ‘’Sustcult’’ është projekti i përgatitiur në bashkëpunim me disa partnerë nga Europa dhe Ballkani perëndimor , me partnerë kryesorë bashkinë Venecia ,dhe është miratuar nga Komisioni Europian në fazën e parë të shqyrtimit.Projekti parashikon hartimin e një Plani Menaxhimi në Zonen Historike nën asisitencen e UNESCO-s .

Shuma e bashkafinancimit me të cilën duhet të kontribuojë Berati si partner Shqiptar , është 15 % e fondeve të të gjithë buxhetit të projektit ( 70.000 euro ) dhe kjo shumë do te jetë në formën e kontributit me burime njerëzore të bashkisë Berat për shkak të buxhetit të limituar të saj.

-Faza e dytë  e shqyrtimit të projektit do të jenë në Shtator 2010. Bashkia Berat është duke punuar intensivisht me partnerët e tjerë të këtij projekti .

Programet e Bankës Botërore  :

1-      Programi i Bankës Botërore për ndërtimin e banesave sociale .

2-      Programi i Bankës Botërore LAMP tre komponentët e të cilit përfshijnë : Menaxhimin e pronave publike, sistemin e adresave , ndërhyrje në infrastrukturën bashkiake . Berati është përfitues nga ky program  për të tre komponentët .Në këtë kontekst në Berat ka nisur puna për hartimin  e Planit të Përgjithshëm Rregullues ( i cili është pjesë e këtij programi ) nga Studio ‘’Lerman Arkitekts’’ dhe Studio ‘’Marmanet’’ , ( shtator 2009- shtator 2010 ) .

Gjithashtu pas aplikimit të Bashkisë Berat  per komponentin C të projektit LAMP për ndërtimin e  tregut industrial , Banka Botërore miratoi këtë projekt në Dhjetor 2009 .

Projekti i Komisionit Europian për ‘’Rivlerësimin e trashëgimisë kulturore në Lagjen KALA’’ .

Parashikon rehabilitimin e infrastrukturës në Lagjen Kala, sistemin e linjave ajrore dhe telefonike, ndricim të brendshëm dhe dekorativ, restaurime të mureve rrethuese dhe kalldrëmeve .

Kostot e punimeve përfshijne :

Rinovimi i rrjetit të ujësjellësit

Rinovimi i rrjetit të kanalizimeve

Rinovimi i rrjetit të hidranteve

Sistem i ri ndricimi

Linja nëntokësore

Riparim të kalldrëmeve

Shuma e bashkëfinancimit nga ana e bashkisë është 25 % e gjithë financimit dhe do të perdoret për ndricimin e brëndshëm të kalasë ( financim në kesh dhe punë në natyrë ) .

Bashkia Berat ka nënshkruar kontratën me Organizata Hollandeze SNV per Planit e Veprimit te Turizmit dhe tashme kemi nje plan te zhvillimit te turizmit me 24  projekte  . Theksojmë se hartimi i këtij Plani ka qënë një prej detyrimeve të UNESCO-s për sitet e saj për të patur një Strategji të qartë veprimi për turizmin.

§         Synon zhvillimin e destinacionit të një siti në UNESCO dhe ka disa aktivitete :

§         Studim mbi potencialet turistike dhe tregun turistik të Beratit

§         Asistencë për përgatitjen e një programi/projekti për zbatim

§         Asistencë për ngritje fondesh për programin

Cdo projekt është detajuar në afate kohore  dhe janë parashikuar cilat mund të jenë mundesitë e financimit . Projekti vazhdon edhe gjatë vitit 2011.

Projektet janë përcaktuar mbi bazën e këtyre piketave :

1-Vlerat dhe atraksionet

2-Produkte

3-Histori dhe eksperienca

4-Vlera njerëzore dhe shpirtërore

5-Sherbime dhe Evente

6-Infrastrukturë

7-Materiale promocionale.

Ka përfunduar Plani i Investimeve Kapitale i realizuar nga Organizata Co-PLAN në bashkëpunim me specialistë të bashkisë Berat .

Po rishikohet Strategjia e Zhvillimit të qytetit 2010- 2015 –në bashkëpunim me Organizatën FLAG

Projekte të cilat janë duke u negociuar me donatorë të tjerë:

– Rikonstruksion i plotë i Çerdhes ‘’ 30 vjetori ‘’. Projekti teknik është dorëzuar në fillim të vitit pranë Organizatës Zviceriane ASED,me vlerë 20,607,814 lekë .Është miratuar për financim pjesor  nga Organizata Zviceriane ASED .

– Rikonstruksion i plotë i Çerdhes ‘’ Barrikadë ‘’. Projekti është paraqitur në Soros në Mars 2010  ka kaluar faza e parë e miratimit të projektit nga SOROS  dhe pritet faza e dytë e miratimit nga Zyra e Sorosit ne Ëashington. Totali i buxhetit : 89.177,32 USD.

-Sistemim dhe shtimi hapësirave të gjelbërta në lagjen ‘’Barrikadë’’ ( Projekt i REK),  i cili sapo ka përfunduar.

Projekte në fushën e kulturës :

Shkëmbimet kulturore dhe vizitat në Berat të personaliteteve të huaja kanë qënë intensive gjatë 2009 dhe fillimit te 2010 .

Qëllimi i këtyre vizitave nuk ka qënë thjesht njohja me resurset e qytetit po edhe diskutimi i mundësive për të realizuar bashkëpunime për projekte të caktuara.

Realizimi në Berat i disa Konferencave ku është diskutuar kryesisht në fushën e trashëgimisë dhe kulturës materiale dhe shpirtërore të qytetit ,është bërë me qëllimin e njohjes dhe marketingut të këtyre vlerave në nivel ndërkombetar ,por edhe për t’a kthyer Beratin në një qendër të realizimit të eventeve të tilla elitare .

Bashkëpunimi me disa partnerë të rëndesishëm të trupit diplomatik në realizimin e eventeve si Ambasada e Izraelit, Ambasada Amerikane, Spanjolle, Franceze, Italiane, Iraniane, Turke,Bullgare, Gjermane,Zviceriane etj.

Edicioni i parë i Festivalit të Beratit – i organizuar nga Berati Prom, Shoqata Biosfera ,Albania RaftingGroup në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë, Bashkinë Berat dhe partnerë të tjerë lokalë.

Bashkia Berat ka bërë të mundur prezantimin e qytetit në disa panaire ndërkombëtare si Panairi i Turizmit në Londër , prezantimi persëri i qytetit në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Stamboll – në Qershor 2010 ,do të preznatohet në Berlin në Shtator 2010 , dhe gjithashtu në Shkup në shtator 2010, në Panairet  Periodike  të  Turizmit të realizuara në Tiranë ,si dhe në Konferencat e Donatorëve të realizuara në Shqipëri.

Gjithashtu , Berati prezantohet në Organizatën Ndërkombëtare të Qyteteve Historike  , si sit i Unesco-s me një  format në faqen zyrtare të kësaj Organizate prestigjioze, pa përmendur prezantimin në rrjete të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare.

Bashkia Berat është duke rikoncpetuar faqen e saj te internetit sipas nje formati ti ri ,me një informacion të plotë mbi qytetin dhe resurset e tij, i cili pritet të jete gati në fillim të muajit Maj .

Qytetet ndërkombëtare me të cilat ka bashkëpunim Berati :

Bashkia Fermo-Itali – Këtë vit është realizuar studimi i sheshit të qendrës së qytetit ( dy variante ) nga arkitekte të bashkisë Fermo ,në vijim të projekteve të mëparshëm në fushën e urbanistikës .

Rrjeti i Qyteteve Historike të Ballkanit ( rrjet me të cilin jemi të lidhur me 19 qytete pjesë e listës së Unesco-s , për aplikime projekte të përbashketa,kryesisht të financuara nga BE  ,projekti me i fundit i pergatitur është derguar për shqyrtim pranë Komisionit Europian në Marsin e këtij viti)

Rrjeti i Qyteteve Franceze Historike të  Artit  (në Shtator 2010 Berati synon të jëtë pjesë e qyteteve të cilat janë partnerë me këtë rrjet ).

Me qytetet Llovech-Bullgari dhe Krushevo –Maqedoni -Shkëmbime kulturore .

Programet e financimit të BE  e kanë kusht dhe nuk mbështesin projekte në infrastrukturën e rëndë pa patur një Plan të Përgjithshëm Urbanistik , po ashtu edhe organizatat e tjera .

Përgatitja e Strategjisë së qytetit i hapi rrugë disa projekteve ,ashtu sic do ti hapi rrugë edhe PPRR projekteve urbane apo Plani i Veprimit të Turizmit projekteve në këtë fushë.

Turizmi përbën një  prej drejtimeve kryesore të zhvillimit të Beratit . Në Strategjinë e Zhvillimit Ekonomik e Social të Qytetit për vitet 2010- 2020  Turizmi është percaktuar si objektivi Nr.1 drejt të cilit do të përqëndrohet zhvillimi i ekonomisë lokale.Përfshirja e Beratit në Listën e UNESCO-s , kërkoi plotësimin e disa kritereve , një prej të cilave ishte hartimi i Planit të Veprimit për Turizmin ,  drafti i të cilit po ju paraqitet për shqyrtim.

Sipas të dhënave statistikore, rezulton se gjatë periudhës Janar- Shtator 2010 numri i vizitorëve në Kalanë e Beratit ishte 20703 , ku 60 % të këtij numri e perbënin vizitorë të huaj. Ka patur një rritje të numrit të vizitorëve gjatë vitit 2010 krahasuar me të njëjtën periudhë te vitit 2009 me 5000 vizitorë. Ky numër konsiderohet të jetë më i lartë , pasi nuk perfshin hyrjet e vizitorëve pa biletë ( rastet e vecanta ) , hyrjet e vizitorëve jashtë periudhës që shiten biletat dhe vizitorët të cilët vizitojnë Beratin dhe nuk shkojnë ne Kala ( kryesisht janë vizitat e realizuara për të disatën herë në Berat) .

Gjatë vitit 2010 nr i vizitorëve në kala ka qënë në shifrën rreth 21.000 vizitorë . Pjesa më e madhe e turistëve që hyjnë në Berat i përkasin dy kategorive : 18-25 vjec dhe 45- 65 vjec . Kategoria e pare ( 18-25 vjec) janë të rinj të cilët udhëtojnë individualisht dhe eksplorojnë të gjithë rajonin e Ballkanit ose të Europës Juglindore . Kjo kategori frekuenton Rajonin ndërmjet periudhave Maj- Qershor dhe Shtator – Tetor , ( periudha qe nuk përfshijne pikun e pushimeve  Korrik- Gusht ,)per shkak të kostos së ulët që këto muaj ofrojnë për studentët dhe të rinjtë Europiane apo me gjerë .

Ajo çfare i tërheq këta të rinj në Berat janë eksplorimi i një vendi të izoluar prej vitesh siç është Shqipëria, natyra dhe kultura vendase, sportet ekstreme  , pra Turizmi i Aventurës .

Kategoria e cila përfshin vizitoret 45- 65 vjeç është ajo që përbën edhe potencialin më të madh nga pikëpamja ekonomike për qytetin. Janë përgjithësisht të organizuar me grupe apo agjensi turistike .Ky lloj turizmi është kryesisht i orientuar drejt historisë dhe kulturës , artit dhe vlerave të trashëgimisë.  Shpenzimet mesatare ditore për një turist të kësaj kategorie shkojnë rreth 3000 lekë .

Përsa i përket akomodimit ,55 % e vizitoreve akomodohen   në hotele, 42 % akomodohen  në shtëpi pritëse dhe 3 % kamping.