Home / lajme / Parkimi më i madh në qytet

Parkimi më i madh në qytet

Gati projekti për një nga investimet më madhore të qytetit, një mega hapësirë e re Parkimi e standardeve më të larta do të jetësohet në fundsheshin ‘Teodor Muzaka’, duke i dhënë fund problematikës së parkimit dhe bllokimit të çdo lloj hapësire publike, që jo vetëm bezdisin këmbësorët, krijojnë shëmti aestetike, por edhe pengojnë punën e disa prej bizneseve, veçanërisht të lokalizuara në qendër të qytetit.
Ky parikim, nga më të mëdhenjtë në Shqipëri, ka një kapacitet prej afërsisht 200 vendesh parkimi, i konceptuar me një kat të nëndheshëm dhe me infrastrukturë bashkëkohore do t’i shtohet listës së projekteve që i ndërthurren (absolutisht pa e trazuar) arkitekturës së veçantë të këtij qytetit ikonik.
Puna nis brenda vitit 2020 dhe ky projekt 3D do të realizohet që çke me të në një kohë të shkurtër.