#BashkiaBerat #Beratipunon #komunitet #bashkëpunim #municione #pastrim #mbështetjeCivile
Kanë përfunduar operacionet e pastrimit të tre hotspot-eve me municione të paplasura në Gjoroven, Palikësht dhe Mbreshtan, nga Kompania Norvegjeze e pastrimit NPA në bashkëpunim me Ministrinë Mbrojtjes dhe me financim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Territori i këtyre tre zonave tashmë është jashtë rrezikut nga municionet dhe mbetjet eksplozive të shkaktuara gjatë trazirave të 1997 si dhe nga mbetjet e pashpërthyera të luftës, territor i cili mund të përdoret nga fermerët e zonave si tokë bujqësore.
Të pranishëm në ceremoni ishin zv/Ministri i Mbrojtjes z. Petro Koçi, zv/ambasadori i ShBA-ve z.David Muniz, Kryetari i Bashkisë z. Petrit Sinaj, Prefekti i Qarkut z. Fadil Nasufi, përfaqësues të kompanisë Norvegian People’s Aid, Zyra Shqiptare e Koordinimit të Minave dhe Municioneve, Organiztës ITF, si dhe shumë banorë të zonës.