Home / Njoftime / Njoftim për shtyp i Fondacionit Shqiptaro Amerikan për Zhvillim

Njoftim për shtyp i Fondacionit Shqiptaro Amerikan për Zhvillim

Eventi i Inagurimit të Zonës së Zhvillimit të Biznesit Berat (BID Berat)
12 Tetor 2014

Çfarë është BID ?
Zona e Zhvillimit të Biznesit është një Partneritet Publik Privat, I krijuar për të forcuar shërbimet publike dhe investimet. Fondacioni Shqiptaro Amerikan për Zhvillim( AADF), në programin e Sipërmarrjes, ka mbështetur krjimin e dy zonave pilot BID në qytetet Korcë dhe Shkodër në Dhjetor 2011. Ndërsa në Mars 2013, Bordi I Fondacionit miratoi projektin BID në Berat.

Avantazhet:
• Rritja e vlerës së pronës
• Mirëmbajtje më e mirë dhe territor më i pastër
• Rritja e biznesit nëpërmjet përmirësimit të imazhit të zonës
• Përmirësim i eksperiencës së vizitorëve në Zonën BID
• Zona bëhet më tërheqëse nëpërmjet organizimit të aktiviteteve dhe eventeve

Mirënjohje
Kryeministrit të Shqipërisë Z. Edi Rama/ Zv/Kryeministrit Z. Niko Peleshi (Ish- Kryetar i Bashkisë Korce )/ Kryetarit të Bashkise Berat Z. Fadil Nasufi

Aktivitetet e projektit në Berat dhe planet :

Të dhëna kyçe mbi projektin BID Berat :
• Katër Komponentë (Përmirësim Infrastrukture, Zhvillim Biznesi, Zhvillim Lidershipi nepermjet Shoqates BID, dhe Mbështetje për Turizmin Kulturor dhe Eko-Turizmin. )
• Buxheti i përgjithshëm i miratuar nga Fondacioni (AADF) është 2.1 milion dollarë dhe 500,000 dollarë nga Bashkia e Beratit. Pjesa e projektit të infrastruktures është 2 million dollarë.
• AADF financoi studimin arkitektonik për të gjithë qendrën e Beratit (55,000 m2) nga Studio Ndërkombëtare
• AADF dhe Bashkia kanëfinancuar rinovimin e bulevardit kryesor dhe të gjithë sheshin e qendrës së qytetit me një sipërfaqe afërsisht 13,000 m2. Janë përdorur materiale të cilësisë më të larte. Një falënderim i veçante për prodhuesit e pllakave, supervizorët, arkitektët dhe falënderimi më i rëndësishëm për Kryetarin e Bashkisë Berat Z.Fadil Nasufi ,i cili ka luajtur një rol kyc në përfundimin me sukses të këtij projekti.
• Qeveria e Shqipërisë ka ndjekur me investime parkun pranë Bulevardit Republika dhe Shëtitoren e Lumit Osum me një vlere totale 2.6miliondollarë.
• Zona BID mund të përdoret tashmë për aktivitete si koncerte, panaire, ekspozita, në përfitim të bizneseve por edhe për të promovuar produktet nga bizneset rreth rajonit të Beratit.
• Puna do të filloje tani me komponentët e tjerë si rritje kapaciteti për Shoqatën BID të sapoformuar.
• Janë rreth 60 biznese që operojnë në Zonen BID. AADF gjithashtu do të fillojë të mbështesë bizneset në Zonen BID por edhe jashtë Zonës, me shërbime këshillimi për bizneset dhe grante për biznesin.
• AADF do të kërkoje mënyra për përmirësimin e burimeve të jashtëzakonshme kulturore dhe eko-turizmit në Rajon.

Bordi i Fondacionit Shqiptaro – Amerikan për Zhvillim nga Shtetet e Bashkuara do të marrë pjesë në këtë event special.