NJOFTIM MBI LISTËN E KANDIDATËVE TË KUALIFIKUAR PËR TË VAZHDUAR PROCEDUREN PËR POZICIONIN PUNONJËS TË POLICISË BASHKIAKE
Në mbështetje të ligjit nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, të ligjit në zbatim të ligjit nr. 89/2022 “Për Policinë Bashkiake” si edhe Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.452, datë 26.07.2023 “Për miratimin e rregullorës kuadër të Policisë Bashkiake”, kreu III “Rregullat dhe Procedurat e detajuara të pranimit në Policinë Bashkiake, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Berat, në përfundim të afatit të dorëzimit të dokumentacionit si edhe procesverbalin e verifikimit të kandidatëve nga ana e komisionit përzgjedhës që kanë paraqitur dokumentacionin dhe shprehur interes sipas shpalljes së publikuar , njofton se:
Kandidatët që plotesojnë kriteret dhe kushtet sipas shpalljes se publikuar për të vazhduar fazat e mëtejshme të vleresimit për pozicionin Punonjës të Policisë Bashkiake, në Drejtorinë e Policisë Bashkiake janë;
1. Z.Qirjako Nazarko
2. Z.Ardit Toska
3. Z.Geraldo Grëmi
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 11.06.2024, ora 10.00 në ambjentet e Bashkisë Berat .
Testimi i Aftesive Fizike do të zhvillohet në datën 12.06.2024, ora 10.00 në ambjentet e Stadiumit Tomorri .
Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 12.06.2024, ora 14.00 në ambjentet e Bashkisë Berat
BASHKIA BERAT