Bashkia Berat në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale Arsimore, shoqërinë Sipërmarrëse të Pastrimit dhe me senatet e shkollave, dje më datë 5 Qershor “ Ditën Botërore të Mjedisit” organizoi një aktivitet me moton : “PËR NJË JETË TË SHËNDETSHME DUHET NJË MJEDIS I PASTËR” Qëllimi i shënimit të kësaj ngjarje është të nxisë aktivitete dhe aksione për të arritur ndryshime pozitive në mbrojtjen e mjedisit dhe kjo ditë të kthehet në një festë tradicionale për qytetin e Beratit. Ky aktivitet u zhvillua në harkun kohor 10˚˚-13˚˚, i konceptuar në këtë mënyrë: 1- Aktiviteti fillojë në sheshin para Biblotekës ku u bë mbjellja me lule e dy parcelave të lulishtes nga anetaret e grupit ambasadoret e natyres, shkolla 9 – vjeçare “Xhemal Çekini” Uznovë, shkolla e mesme “Babë Dudë Karbunara” si dhe në bashkpunim me Qendrën Mjedisore për Mbrojtje, Edukim dhe Rehabilitim(EPER) dhe me Ndërmarrjen e Gjelbërimit. 2- Aktiviteti vazhdoi në ambientet e çdo shkolle të qytetit ku senatet e shkollave në bashkpunim me Sipërmarrjen e Pastrimit pastruan territorin. Gjatë aktivitetit u shpërndan fletëpalosje, në të cilat nxënësit u njohën me zonat më problematike të qytetit dhe ju bë thirrje për kontributin që ata duhet të japin në mbajtjen pastër të mjediseve urbane.