Home / Aktivitete / NATA FINALE E FESTIVALIT TË KËNGËS PËR FËMIJË

NATA FINALE E FESTIVALIT TË KËNGËS PËR FËMIJË

NATA FINALE E FESTIVALIT TË KËNGËS PËR FËMIJË

Për tri net me radhë në sallën e shfaqjeve të Qendrës Kulturore “Margarita Tutulani” publiku ka ndjekur performancën e artistëve të vergjël në Festivalin e 46 – të të Këngës, zërat e të cilëve i kanë dhënë një tjetër bukuri mbrëmjeve të qytetit. Natën e parë janë kënduar 11 këngë, ndërsa natën e dytë 10 këngë. Sonte u kënduan 12 këngë të përzgjedhura nga juria e festivalit. Bukuria e interpretimit, muzika e orkestruar mjeshtërisht nga udhëheqësi artistik, Altin Metohu, tekstet e përzgjedhura me kujdes, zërat e ngrohtë fëminorë, jo vetëm që i dhanë një bukuri të veçantë kësaj gare artistike, por i shndërruan netët e këtij festivali në netë magjike. Juria e festivalit, në përfundim të këtij eventi artistik, shpalli këngët fituese.
1. Vendi i pare, Vanesa Ziu me këngën “Sa bukur!”;
2. Vendi i dytë, Elfrida Nuka me këngën “Trokitja e engjëllit”/ Santiliano Berisha me këngën “Kënga jonë dashuri e zjarrtë”;
3. Vendi i tretë, Vasilja Vrushaj me këngën ‘Kënga e zemrës” / Vanesita Golemi me këngën “Në Qendrën Kulturore të Fëmijëve”.
Fituesit u përshëndetën nga anëtarët e jurisë dhe përfaqësuesit e Bashkisë, të cilët vlerësuan performancën e mrekullueshme të fëmijëve në këtë festival.