Home / Aktivitete / MIRUSH KABASHI NË BERAT ME “ZOTI IBRAHIM DHE LULET E KURANIT”

MIRUSH KABASHI NË BERAT ME “ZOTI IBRAHIM DHE LULET E KURANIT”

 “Zoti Ibrahim dhe Lulet e Kuranit” është titulli i monodramës së shfaqur sot në mbrëmje në skenën e Qendrës Kulturore “Margarita Tutulani” nga “Nderi i kombit”, aktori i mirënjohur, Mirush Kabashi. Shfaqja e kësaj monodrame në Berat u mundësua nga Bashkia e Beratit dhe fondacioni “Gazmend Toska”. Novelën e shkruar nga dramaturgu francez Eric Emmanuel Schmitt, vetë aktori e ka përshtatur për teatër dhe e ka vënë atë në skenë në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Mjeshtëria e lartë e interpretimit, mesazhet e bashkëjetesës dhe tolerancës mes komuniteteve të ndryshme fetare, që transmetohen nga kjo monodramë, u pritën ngrohtësisht nga spektatori beratas, i cili, si asnjëherë tjetër mrekullohet dhe përjeton qetësisht emocione të forta, duke duartrokitur herpashere interpretimin brilant të aktorit të madh, Mirush Kabashi.