Sot u zhvillua mbledhja e Këshillit Bashkiak me këtë rend dite:
1. Relacion dhe Projektvendim: Propozim për dhënien e ndihmës ekonomike për periudhën 01. 04. 2018 – 30. 04. 2018.✅
2.Relacion dhe Projektvendim: Për dhënien e pagesës së paaftësisë invalidëve të punës dhe kompensimit të energjisë elektrike për periudhën 1 – 31 mars 2018.✅
3.Relacion dhe Projektvendim: Për dhënien e ndihmës ekonomike nga fondi i Drejtorisë së Shërbimit Social të Bashkisë Berat për periudhën 1 – 31 mars 2018.✅
4.Relacion dhe Projektvendim: Për dhënien e ndihmës ekonomike duke përdorur fondin e kushtëzuar të bllok – ndihmës ekonomike deri në 6% për periudhën 1-31 mars 2018.✅
5.Relacion dhe Projektvendim: Për dhënien e kompensimit të energjisë elektrike për familjet përfituese të ndihmës ekonomike për periudhën 1 – 28 shkurt 2018.✅
6.Relacion dhe Projektvendim: Për dhënien e kompensimit të energjisë elektrike për familjet përfituese të ndihmës ekonomike për periudhën 1 – 31 mars 2018.✅
7. Relacion dhe Projektvendim: Mbi miratimin e Këshillit Ekonomik Vendor të Bashkisë Berat.✅
8. Relacion dhe Projektvendim: Mbi krijimin e Këshillit Vendor për Siguri Publike.✅
9. Relacion dhe Projektvendim: Miratimi i kërkesës së Bashkisë Berat, shoqëruar me dokumentacionin tekniko – ligjor, për akordimin e ndihmës financiare për familjen e Fatiko Agos, banesa e së cilës është dëmtuar nga permbytjet, nga buxheti i bashkisë dhe buxheti i vitit 2018 në Ministrinë e Punëve të Brendshme, programi “Emergjencat civile”.✅
10. Relacion dhe Projektvendim: Mbi ndryshimin e VKB-së nr. 5, datë 20. 01. 2016, “Për miratimin e dhënies në përdorim të ambienteve për tri subjekte politike”.❌
11. Relacion dhe Projektvendim: Mbi ndryshimin e VKB-së nr. 39, datë 28. 04. 2017, “Për miratimin e dhënies me enfiteozë të objektit ish-konvikti i vajzave të shkollës së mesme “Kristo Isak”, lagjja “22 Tetori”.➖
12. Relacion dhe Projektvendim: Për përjashtimin nga pagesa e kuotës ushqimore të fëmijëve në kopshte e çerdhe me ushqim.✅
13. Shtesë në rend dite – Relacion dhe Projektvendim: Për disa shtesa në vendimin e Këshillit Bashkiak nr. 33, datë 30. 03. 2017 “Për miratimin e çmimit të shitjes së materialit drusor të përdorur për ngrohje”.✅
14. Shtesë në rend dite – Relacion dhe Projektvendim: Mbi ndryshimin e VKB-së nr. 22, datë 21. 08. 2015 për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Artistik Kulturor të Bashkisë Berat”.✅
Me përjashtim të pikës 10 që nuk u miratua dhe pikës 11 që do të diskutohet mbledhjen tjetër, të gjitha pikat e tjera u miratuan.