Home / Njoftime / Mbledhja e Keshillit Bashkiak date 10.07.2017

Mbledhja e Keshillit Bashkiak date 10.07.2017

Sot u zhvillua mbledhja e Këshillit Bashkiak me këtë rend dite:


1. Relacion dhe Projekt – Vendim: Për dhënien e ndihmës ekonomike, pagesës së paaftësisë dhe kompensimit të energjisë elektrike për periudhën 1-30 Qershor 2017.
2. Relacion dhe Projekt – Vendim: Për miratimin e kërkesës së Bashkisë Berat, së bashku me dokumentacionin tekniko-ligjor për akordimin e ndihmës financiare për familjen e z. Qemal Ruçaj, banesa e të cilit është dëmtuar nga shkarkesa e rrufesë, nga buxheti i bashkisë dhe buxheti i vitit 2017 në Ministrinë e Punëve të Brendshme, programi “Emergjencat Civile”.
3. Relacion dhe Projekt – Vendim: Për miratimin e kërkesës së Bashkisë Berat, së bashku me dokumentacionin tekniko-ligjor për akordimin e ndihmës financiare për familjet, banesat e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti i datës 27.01.2017, nga buxheti i bashkisë dhe buxheti i vitit 2017 në Ministrinë e Punëve të Brendshme, programi “Emergjencat Civile”.
4. Relacion dhe Projekt – Vendim: Për një ndryshim në Vendimin e Këshillit Bashkiak Nr.46, datë 27.11.2015 “Për miratimin e tregjeve pranë varrezave publike të qytetit, në të cilat do të tregtohen artikuj të ndryshëm për në varreza”.
5. Relacion dhe Projekt – Vendim: Mbi miratimin e programit buxhetor afatmesëm 2018-2020.
6. Relacion dhe Projekt – Vendim: Për disa shtesa në Vendimin e Këshillit Bashkiak Nr.57, datë 28.12.2015 “Për sistemimin e taksave dhe tarifave vendore në Bashkinë Berat” të ndryshuar.
Të gjitha pikat e rendit të ditës u votuan nga anëtarët e Këshillit Bashkiak.