Berat- Kremtohet 29 nentori ,data e Clirimit te Atdheut
Sinaj- Kjo date simbolike na afron me shume me Europen
Data 29 nentor eshte kremtuar ne qytetin e nje mbi nje dritareve me nje sere aktivitetesh,te cilat kishin ne qender perkujtimin e kesaj ngjarje te shenuar per gjithe popullin tone. Ceremonia nisi ne Varrezat e Deshmoreve te rrethit ku u bene homazhe, u vendosen buqeta e kurora me lule. Kane qene te pranishem qytetare, veterane, pasardhes te veteraneve , perfaqesues te familjeve te deshmoreve, perfaqesues te forcave politike te koalicionit te majte , autoritete me te larta vendore deputet etj. Ishte i pranishem edhe sekretari politik i LSI per qarkun e Beratit Nasip Naco Nen marrshet e bandes frymore te qytetit te pranishmit vendosen kurora mdhe buqeta me lule ne memorialin e deshmoreve te atdheut dhe me pas kaluan ne heshtje prane varreve ku prehen deshmoret beratas rene ne luften per liri. Kryetari i Bashkise z.Petrit Sinaj duke pershendetur te pranishmit ka gjetur rastin te uroje gjithe qytetaret e Beratit per kete dite te vecante e jubilare ne historine tone. Sinaj e ka quajtur 29 nentorin ngjarjen me te shenuar ne historine moderne te popullit tone ,e cila na afron gjithmone e me shume me europen moderne. Ne kete pervjetor,- vijoi kryebashkiaku Sinaj,-ne perulemi me nderim e respekt perpara te reneve per lirine e atdheut. gjaku i derdhur prei tyre eshte ne themel te aspiratave demokratike dhe europiane te shqipetareve- Me tej kremtimet vijuan me nje vizite ne galerine e artit Edwart Lear ku ishte celur ekspozita me foto dhe dokumente nga shpallja e pavaresise dhe kontributi i beratasve ne kete ngjarje. Ekspozita u cel fale bashkepunimit mes Bashkise dhe Arkivit te Shtetit. Ne te u ekspozuan per here te pare foto dhe dokumente origjinale duke bere keshtu nje perqasje interesante me kontributet dhe vlerat ne shpalljen e pavaresise Ne mbyllje te aktiviteteve u zhvillua nje koncert festiv i pregatitur nga Qendra Kulturore e Bashkise. mes nje auditori te perbere nga veterane, pushtetare deputete dhe qytetare Kenget patriotike dhe partizane ,joi vetem kane evokuar momente te LANC , por edhe kane ndezur atmosferen festive ne Pallatin e Kultures qe mban emrin e heroines se popullit “Margarita Tutulani,,.