Home / Njoftime / Keshilli Bashkiak miraton planbuxhetin e tri viteve te ardhshme

Keshilli Bashkiak miraton planbuxhetin e tri viteve te ardhshme

Keshilli Bashkiak miraton planbuxhetin e tri viteve te ardhshme

Sinaj-  Ky plan buxhet garanton kthimin e Beratit ne kantier ndertimi dhe mbajtjen e premtimeve ndaj komunitetit.

 

Keshilli Bashkiak i Beratit  ne mbledhjen e pare ne sallen e bashkise se rikonstruktuar ka diskutuar dhe miratuar ne nje mbledhje me shume diskutime , plan buxhetin e tri viteve te ardhshme- Se pari keshilltaret kane diskutuar realizimin e investimeve pergjate ketij viti , i cili mbyllet me nje realizim faktik 90%. Kryebashkiaku Petrit Sinaj u ka kerkuar keshilltareve me tej te miratojne plan buxhetin afatmesem per Bashkine e Beratit si nje mundesi reale  jo vetem per ta kthyer bashkine e Beratit ne nje kantier ndertimi, por edhe per te realizuar investime te rendesishme ne dobi te komunitetit me qellim permiresimin e jetes se banoreve.  Me kete planbuxhet ,- tha Sinaj,- sigurojme investime te rendesishme edhe me ato njesi administrative ku prej kohesh eshte ndier mungesa e investimeve te nevojshme per banoret.. Ne prioritetet e bashkise se Beratit mbetet  realizimi i investimeve me qellim kthimin e tyre ne premtime te mbajtura duke i qendruar korrekt kontrates me qytetaret Beratas.  Keshilli Bashkiak miraton plan buxhetin afatmesem. Pas diskutimeve te shumta te keshilltareve dhe pyetjeve qe iu pergjigjen specialistet e bashkise, keshilltaret miratuan me shumice te cilesuar projektin e paraqitur . 23 keshilltare votuan pro duke i dhene rruge njerit prej projekteve me ambicioze qe do te realizohen ne bashkine e Beratit ne gjithe historine e saj.

Keshilli Bashkiak ne mbledhjen  e sotme ka marre edhe nje sere vendimesh te tjera sic ishte ai i ndihmes ekonomike per muajin dhjetor, projekt drafti per linjat rrethqytetese ,apo per miratimin e rishqyrtimit te planit te  detajuar  vendor  ne nennjesite strukturore. Berati pret investime te rendesishme gjate  tri viteve te ardhshme. Keshilltareve ne mbledhjen e sotme iu paraqit nje plan i detajuar se ku do te investohet ne te ardhmen ne Berat . Bashkia parashikon te investoje ne  sistemimin e rruge trotuareve ne lagjet e reja te Beratit, sistemime ne lagjet muzeale, , investime ne siperfaqet e gjelberuara, ndertimin e kanaleve ujitese ne njesite administrative te bashkise, ndertimin e ujesjellsave ne to,rikonstruksione te rrugeve ne fshatrat e bashkise se re , investime ne shkolla kopshte e cerdhe, etj