Home / Aktivitete / JETA SPORTIVE E NJË QYTETI

JETA SPORTIVE E NJË QYTETI

JETA SPORTIVE E NJË QYTETI

Me rastin e përfundimit të vitit shkollor, Bashkia Berat, Qendra Kulturore e Fëmijëve dhe Klubi Shumësportësh, organizuan dje në sheshin “Tedor Muzaka” aktivitetin “Jeta sportive e një qyteti”. Ishte një aktivitet plot ngjyra, ritëm dhe harmoni, ku u demonstruan performanca nga të gjitha disiplinat sportive. Tingujt e muzikës së grupit “Jump style” nga qyteti i Lushnjës, shoqëruar nga grupi i aerobisë, i përgatitur nga koreografja Rovena Dhima, i dhanë edhe më tepër alegri këtij eventi sportiv, i cili tërhoqi vëmendjen e shikuesve të shumtë.