Në Javën e Sigurisë Rrugore, Policia e Shtetit në bashkëpunim me Kompaninë TAP po investojnë për të përmirësuar sinjalistikën rrugore në qytetet kryesore të Shqipërisë. Pjesë e këtij projekti është edhe qyteti i Beratit. Vendosja e sinjalistikës rrugore përballë shkollës “Kristaq Capo” u bë e mundur nga gazsjellësi TAP, ndërsa demonstrimi ndëgjegjësues për të shmangur aksidentet rrugore u realizua nga nxënësit e kësaj shkolle.
Edhe Bashkia e Beratit në kuadër të kësaj nisme ka filluar vijëzimet për sinjalistikën horizonale dhe vertikale në sheshin kryesor të qytetit, si dhe vendosjen nëpër xhepa të kontenierëve në akset kryesore, për të shmangur aksidentet. Po punohet për pajisjen me sinjalistikë të të gjitha akseve, por kërkohet nga qytetarët respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor.