Prezantimi i Beratit në fushën ndërkombëtare ka sjellë rritje te fluksti turistik
1-Berati -Sit Ndërkombetar i Trashëgimisë Botërore
-Pjesë e listës prej 689 sitesh të trashëgimisë kulturore të Unesco-s
2-Berati është pjesë e Rrjetit Ballkanik të Qyteteve Historike të përfshira në Unesco, si dhe është bërë pjesë e platformave dixhitale ndërkombëtare në fushën e promocionit dhe turizmit .
3-Në Prill 2010 Berati u bë pjesë e Organizatës Ndërkombëtare të Qyteteve Historike
4-Në Shtator 2010 Berati bëhet anëtar i Shoqatës së Qyteteve të Artit Europian.
Bashkia Berat realizoi në vitin 2010 projekte me bashkëfinancim për disa evente në qytet të cilat i shërbejnë promocionit të tij:
a- Panairi i agrobiznesit
b-Festivali i Poetekës
c-Rafting Day në Berat
d-Projekti Ekoturizëm në Berat
e-Karnavalet në qytet
f-Ekspozita pikture dhe koncerte
g-Konferenca ‘’ Menaxhimi i Trashëgimisë Historike të qytetit ‘’
h-Pjesëmarrja në Panairin Kombëtar të Turizmit
i-Workshopi ‘’të rinjtë dhe UNESCO’’
Aktivitete dhe evente :
Mars 2010 – Arkitektura si element tipik i qytetit – Konferencë në bashkëpunim me Ambasadën Italiane
Mars 2010 –Realizimi i Konferencës për Vexhi Buharanë dhe Shah Namenë – në kuadrin e Vitit Ndërkombetar të Afrimit të Kulturave
Prill 2010- Poezia e Verës – Degustim i produkteve tipike
Prill 2010 – Koncert Koral në ambientet e Kalasë së Beratit –realizuar në bashkëpunim me Ambasadën Franceze
1-9 Maj 2010 – Festivali i Beratit –tinguj, shije, ngjyra, pasion dhe dashuri ‘’ ( organizohet me iniciativën e Shoqatës Biosfera, Albanian Rafting Group dhe në bashkëpunim me Bashkinë Berat dhe partnerë të tjerë lokalë). Ky projekt realizoi Maratonë , rafting , panaire, ekspozita, konkurse, koncerte në Qendrën Historike dhe në qytet , aktivitete sportive etj .
18 – 28 Maj 2010 – Ngritja e laboratorit të skulpturës në lagjen Kala ( Bashkia + Ambasada Italiane ) . Mes mureve të Kalasë antike të Beratit, 5 skulptorë të rinj shqiptarë dhe 5 italianë realizuan një rrugëtim skulpturash konteporane në harmoni me materialet dhe hapësirat antike të qytetit historik pasuri botërore e Unesco. Do të jetë ky fillimi i një rrugëtimi permanent të artit dhe të vlerësimit të një pasurie arkitektonike unike në llojin e saj.
-Realizimi i dokumentarit TV në bashkëpunim me Dixhitalb për turizmin dhe trashëgiminë kulturore të qytetit .
Aktivitete të tjera të Bashkisë Berat :
5 Qershor 2010 – Bulevardi mjedisor i Beratit
23-26 Qershor 2010 –Pjesëmarrja në Rrjetin e qyteteve historike të Ballkanit dhe prezantim i qytetit në panairin ndërkombëtar të turizmit në Stamboll ( qyteti Europian i kulturës per vitin 2010 ) .
Shtator 2010 – Përfshirja e Beratit në Rrjetin e Qyteteve të Artit dhe Kulturës Franceze
Shtator 2010- Festivali Nderkombëtar ‘’Poeteka’’
Berati është pjesë e platoformës dixhitale të rrjetit ndërkombëtar të Qyteteve historike,si dhe pjesë e rrjetit kombëtar LOGIN .
Ka patur një fluks në rritje të numrit të turistëve në Berat . Nga Janari –Nëntor 2010 në bazë të statistikave të hyrjeve në Kalanë e qytetit janë 20823 vizitorë nga të cilët rreth 8000 janë vizitorë shqiptarë dhe 12000 të huaj . Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2009 janë 5000 vizitorë më shumë.
Në bazë të analizës së pyetësorëve të plotësuar, rreth 214:
55 % e turistëve vijnë nga Europa
8% e turistëve vijnë nga Amerika
8 % e turistëve vijnë nga Shqipëria
29 % e turistëve janë Shqiptarë që nuk jetojnë në Shqipëri dhe nga vendet e tjera
Vihet re një tendencë në rritje e turizmit familjar aq të shumëpritur për qytetin e Beratit si një element i ri, kryesisht në Zonat Historike, ku banorët e lagjeve ftojnë në shtëpitë e tyre vizitorët, duke i shërbyer me kuzhinë karakteristike dhe ambiente fjetje tradicionale. Ka 11 hotele dhe 25 restorante me orientim turistik në qytet, dyqane ushqimore ne QH perbëjnë 26 % të nurmit të bizneseve, baret dhe restorantet 27 %, suvenire 10 %, dyqane shërbimesh 18 % dhe 2 % janë banka dhe pajisje .
Me këtë rast përfitojmë të falenderojmë operatorët të cilët japin kontributin e tyre në shërbim të zhvillimit të turizmit.
– Projekte në fushën e trashëgimisë dhe turizmit ( Bashkia + Donatoret) :
1-Projekti i vlerësimit të trashëgimisë kulturore në lagjen Kala ( projekt i KE )
2-Projekti i SNV për hartimin e Planit të Veprimit në Turizëm .Tashmë Berati ka një Plan per Zhvillimin Turistik, i cili pas një analize të kujdesshme të kryer mbi realitetin e sotëm dhe mbi mundësitë dhe potencialet që ofron Berati, ka përcaktuar edhe drejtimet e zhvillimit të turizmit.
3-Projekti me bashkinë Venecia që pritet të zbatohet gjatë 2011-2012 për turizmin dhe trashëgiminë ( fonde të BE ) .
Projekte infrastrukturore që i shërbejnë turizmit dhe vitalizimit të Qëndrës Historike :
1- Projekti i ndricimit të lagjes Gorice
2- Rehabilitime rrugicash me kalldrëm
3- Ndricime në Zonën tampon
4- Sinjalistike orientuese në Q.H .
Emergjencat të cilat kërkojnë zgjidhje madhore dhe që përbejnë kercënim për zhvillimin e turizmit :
Infrastruktura rrugore tejet e dëmtuar që lidh Beratin me Tiranën dhe Vlorën përbën një kercënim serioz për turizmin . Gjithashtu mungesa e fondeve për rehabilitim të akseve rrugore të cilat përshkojnë qytetin,mungesa e unazës, mungesa e furnizimit me ujë 24- orë,infrastrukturë e dobët në zonën historike , menaxhimi i mbetjeve urbane në një landfill rajonal përbejnë rreziqet kryesore të cilat pengojnë ecurinë e turizmit.