Inaugurohet ndërtesa e re e Bashkisë së Beratit.
Zyra me një Ndalese dhe Shërbime inovative për qytetarët
Bashkia e Beratit tashmë do të ketë një godinë të re, të vendosur në Bulevardin Republika, pranë Qendrës së Qytetit, e cila do të mundësojë një akses më të mirë për qytetarët dhe një prezantim më dinjitoz të qytetit. Në ceremoninë e inaugurimit, Kryetari i Bashkisë Z. Petrit Sinaj prezantoi shërbimet e reja të cilat do të ofrohen në ndërtesën e re, përfshirë Zyrën më një Ndalëse për Qytetarët, e cila do të ofrojë shërbim ndaj të gjitha kërkesave dhe ankesave të qytetarëve, të lidhura më funksionet e Bashkisë, ambientet e përshtatura për takime dhe trajnime për stafin, një sallë Konferencash me një kapacitet për 120 persona,e kompletuar me logjistikën e duhur për evente publike dhe sallën e re të Këshillit Bashkiak e konceptuar në formën e një amfiteatri, ku do të organizohen mbledhjet e Këshillit Bashkiak.
Në Zyrën me një Ndalesë nëpërmjet një sistemi rregjistrimit online të ankesave dhe kërkesave do të bëhet e mundur ofrimi i shërbimeve dhe përgjigja në kohë e kërkesave të tyre, nëpërmjet sporteleve të vendosura për këtë qëllim, duke shmangur ecejaket e qytetarëve në zyrat e Bashkisë.
Në ndërtesën e re, janë akomoduar të gjitha Drejtoritë e Bashkisë në ambiente me standarte të nevojshme për shërbimet ndaj komunitetit.