Home / Aktivitete / HOMAZHE NË VARREZAT E DËSHMORËVE TË ATDHEUT

HOMAZHE NË VARREZAT E DËSHMORËVE TË ATDHEUT

Në nderim dhe në respekt të veprës së Dëshmorëve të Atdheut, u zhvilluan sot homazhe në Varrezat e Dëshmorëve. Ishin të pranishëm në këtë ceremoni përkujtimore krerët më të lartë të institucioneve vendore, përfaqësues të Organizatës së Familjeve të Dëshmorëve, të Komitetit të Veteranëve të Luftës, pasardhës të veteranëve të luftës, anëtarë të Këshillit Bashkiak, përfaqësues të të gjitha forcave politike, përfaqësues të Drejtorisë së Policisë Berat, deputetë të Qarkut Berat, nxënës të shkollave, qytetarë etj. Pas vendosjes së kurorave me lule në Lapidarian e Dëshmorëve të Atdheut, përshëndetën Kryetari i Organizatës së Dëshmorëve, z. Skënder Mustafaraj, dhe Nënkryetari i Bashkisë, z Çlirim Brisku, të cilët evokuan dhe vlerësuan heroizmin, luftën, sakrificat dhe veprën e lavdishme të dëshmorëve të atdheut, të cilët flijuan jetët e tyre për një Shqipëri të Lirë.