Mbi bazën e kërkimeve dhe ballafaqimit me materiale dokumentare në arkivin e shtetit në Tiranë, funksionimi i shtetit shqiptar, me rregulla, ligje, institucione të konsoliduara, kur nisën të dilnin fletoret zyrtare, daton në vitin 1920. Në vitet 1912 – 1919 shteti ishte i pakonsoliduar dhe si rrjedhojë kishte probleme të shumta të funksionimit të tij administrativ. Nga hulumtimet në arkivin e shtetit ka të dhëna biografie për funksionarë të lartë dhe nëpunës vendor duke filluar që nga vitet 1919-1920.
Ligji për funksionimin e Bashkive është dekretuar në nëntor të vitit 1991. Termi Bashki është përdorur në vendin tonë, dhe për rrjedhojë edhe në qytetin e Beratit, nga viti 1922 dhe deri në vitin 1945. Nga vitet 1945-1992 nuk ka pasur Bashki. Funksionimi i tyre ka rifilluar në vitin 1992 me ndryshimet në sistemin politik.
Kryetarët e Bashkive në Vite
Iliaz Vrioni – 1919, 1921
Yzedin Vrioni 1922, 1924, 1925 – 1928, 1935, 1937
Seit Vrioni – 1922, 1923
Xhevdet Mehqemeja – 1924
Dhimitër Tutalani – 1925
Neki Starova – 1926, 1929, 1930, 1932
Abdyl Dilaveri – 1933-1934
Tef Naraçi – 1935
Zenel Prodani – 1937, 1939, 1943, 1944
Ylli Ruli – 1992-1996
Milika Jaho – 1996 – 2000
Nikollaq Mata – 2000-2003
Fadil Nasufi – 2003 dhe në vazhdim