Home / Trashëgimia / Gorica

Gorica

GORICAGorica është lagjja përballë Mangalemit që nuk shikon kurrë diellin gjatë dimrit. Lagjet e tjera të qytetit janë në pjesën e djathtë të lumit Osum, ose përeth kodrave, konfiguracion, i cili i jep qytetit pamjen e një amfiteatri.
Ura e Goricës

Ura prej druri, e cila më vonë në shekullin XVIII u zëvendësua nga ajo prej guri, u ndërtua më 1780 nga Ahmet Kurt Pashai dhe u rindërtua më vonë në vitet 1920-1930. Eshtë e gjatë 129.3 m, e gjerë 5.3 m dhe me largësi harqesh prej 9 deri më 16.7 m. Ngrihet 10 m mbi nivelin e lumit dhe është një urë e bukur e përbërë nga shtatë harqe. Në brendësi të shtyllës së parë, deri në kohën e rikonstruksionit, ekzistonte një zgavër, një kamare e madhe e mbyllur me zgarrë hekuri, në të cilën, sipas legjendës, duhej që një vajzë të qendronte e mbyllur, e destinuar me vdekje nga uria si sakrificë për të qetësuar shpirtrat, të cilët kundërshtonin ndërtimin e urës. Në një tjetër shtyllë, gjatë restaurimit, u gjend një skulpturë prej druri, e cila përfaqësonte kokën e një gruaje.
E ndërtuar mbi një bazament të fortë, e gjithë ura është e veshur plotësisht me gurë të gdhendur, të cilat mbahen mes tyre nga ganxha metalike. Ura është një ndër mirësitë e qytetit, e karakterizuar nga eleganca e gurit të bardhë e përdorur për ndërtim.