Home / Sporti / Gjysme Maratona e Beratit

Gjysme Maratona e Beratit

Maratona e Beratit eshte nje nga evenimentet me te rendesishme ne qytetin tone.Nisi si nje risi por tashme eshte kthyer ne nje tradite,jo pak por 5 vjecare,e cila do te certifikohet nga Federata Shqiptare e Atletikes vitin tjeter.Synimi eshte qe ky aktivitet te kthehet ne nje marke te qytetit tone,pasi jemi i vetmi vend ne Shqiperi,i cili e zhvillon  kete aktivitet per 4 vite rradhazi pa shkeputje.

Ne kete eveniment sportiv,do te kete te ftuar pervec vendit dhe rajonit,edhe nga Ballkani & Europa.Maratona ka nje gjatesi prej 21 km , do te zhvillohet diten e diel date 28.05.2017 ora 10:00 ne pedonalen e qytetit.Do te filloje ne sheshin “Teodor Muzaka” dhe do te vazhdoje deri ne Uren Vajgurore ,kthimi anasjelltas.

Rregjistrimet do te kryhen prane Bashkise Berat ne zyren Me Nje Ndalese ,diten e shtune date 27.05.2017 ora 16:00-20:00, diten e diel date 28.05.2017 ,ora 08:00- 09:30 ,si dhe do te mbyllen ne oren 09:45 tek pika e nisjes.

 

Per fituesit do te kete 8 cmime :

vendi i pare 300 euro                                                  per femra 150 euro

vendi i i dyte 150 euro                                                 per femra 100 euro

vendi i trete 70 euro                                                     per femra 70 euro

2 cmime nga 20 euro per atletin me te vjeter dhe me te ri ne moshe.

Do te kete atmosfere festive me trupen artistike te Qendres Kulturore “Margarita Tutulani” , Banda Frymore e qytetit si dhe shume surpriza te tjera.

Ju ftojme te merrni pjese ne kete aktivitet me qytetarine dhe mikpritjen qe na karakterizon si qytet,qe me duartrokitjen dhe pjesemarrjen tuaj ti japim permasat e duhura ketij aktiviteti unik.