Home / Aktivitete /  “DY PASHALLARËT E BERATIT” PROMOVOHET NË BIBLIOTEKËN E QYTETIT

 “DY PASHALLARËT E BERATIT” PROMOVOHET NË BIBLIOTEKËN E QYTETIT

Në sallën e konferencave të bibliotekës publike “Vexhi Buharaja” u promovua sot libri me dokumente historike “Dy pashallarët e Beratit” me autor Asllan Sulo. Ky promovim ka mbledhur sot në mjediset e bibliotekës studiues, historianë, dashamirës të librit, emigrantë, qytetarë etj. Autori Sulo sjell në këtë libër data, ngjarje, fakte të dokumetuara nga historianë të vendit dhe të qytetit, si dhe studime të kryera në arkivat e shtetit. Referuan në këtë aktivitet historianë, mësues, nxënës, si dhe vetë autori, duke sjellë në fjalën e tyre fragmente të shkurtra rreth këtij libri. Referuesit shpjeguan se në kapituj të veçantë të këtij libri paraqitet mjedisi historiko-shoqëror, ekonomik dhe kulturor i Beratit në kohën e sundimit të Perandorisë Osmane, kohë në të cilën dalin në skenën historike edhe dy pashallarët e Beratit, Ismail Pashë Velabishti dhe Ahmet Kurt Pasha. Gjithashtu referuesit evidentuan dhe vlerësuan kontributin e dy pashallarëve të Beratit, vizionin e tyre në zhvillimin e qytetit, si qendër e pashallëkut, si dhe përpjekjet që ata bënë për zgjerimin e territoreve në Shqipërinë e Jugut dhe Shqipërinë e Mesme.