Home / Aktivitete / Çmimi letrar-“Vexhi Buharaja”

Çmimi letrar-“Vexhi Buharaja”

Çmimi letrar

“Vexhi Buharaja”

Vexhi Buharaja është shkrimtar letrar i cili ka lindur ne qytetin e Beratit. Pas studimeve ai u kthye të jetonte përsëri në Berat me familjen e tij. Buharaja është përkthyes, interpretues dhe studiues kryesor i mbishkrimeve turko-arabe në Shqipëri.

Dorëshkrimet e tij, janë ende një minierë e pashfrytëzuar për historianët dhe studiuesit në përgjithësi.

Me rastin e 101-vjetorit të lindjes së dijetarit, përkthyesit, studiuesit dhe poetit Vexhi Buharaja, Bashkia Berat shpall Çmimin letrar “Vexhi Buharaja” në letërsi.

Emrat e Jurisë
• Ymer Ciraku
• Alda Bardhuli
• Bujar Xhaferri
• Aleksandër Cipa
• Yzedin Hima

  1. Esé letrare: TEMA: “Zog” i shpirtit tundi krahët mbi Tomorin fluturoi!”

(Meditim për poezinë e Vexhi Buharasë “Përpara Tomorit”)

Marrin pjesë me krijime gjimnazistë.

2.Esé letrare: TEMA: “Ti shkëlqen në mes të vuajtjes  si një shpres” në mes të lotit”

(Meditim për poezinë e Vexhi Buharasë “Poeti”, kushtuar L. Poradecit)

Marrin pjesë grup mosha 18 vjeç e sipër.

 

3.Cikël me poezi krijime nga autorët pjesëmarrës.

  1. Përkthime, shqipërime.
  2. Studime, hulumtime rreth Vexhi Buharasë.

Koha e dorëzimit të krijimeve për konkurim: 20 prill 2021.

Të gjithë tekstet mund ti nisni në info@bashkiaberat.gov.al

Për çdo paqartësi kontaktoni në nr e telefonit +355696567838

Koha dhe vendi ku do të shpallen fituesit e konkursit: Fituesit e konkursit do të shpallen më 12 maj 2020, në 101-vjetorin e lindjes së Vexhi Buharasë.

Do te ketë vetëm çmime të Para për secilën gjini letrare.

Në total  5 çmime.

 

Rregullorja e çmimit “Vexhi Buharaja”

1.Ky çmim jepet çdo vit nga Bashkia e Beratit, nën kujdesin e kryetarit të Bashkise Z. Ervin DEMO, në bashkëpunim me institucione të tjera kulturore vendore dhe kombëtare, me sipërmarrës vendorë e më gjerë.

2.Çmimi letrar “Vexhi Buharaja” jepet çdo vit për veprën letrare në ese, poezi, përkthim, studime  .

  1. Ky çmim ka gjeografi kombëtare (Shqipëri e viset e tjera ku jetojnë shqiptarët)
  2. Çmimi do të shpallet çdo 12 maj.
  3. Pjesëmarrësit mund të konkurojnë ne te gjitha gjinitë e sipër përmendura por , vetëm në një gjini do të vlerësohet .
  4. Pjesëmarrja në këtë konkurs është e lirë.

7.Për vlerësimin dhe ndarjen e çmimeve, kryetari i Bashkisë Berat formon jurinë profesionale prej 5 anëtarësh.

Juria do të jetë me pjesëmarrje nga specialistë të fushës, nga i gjithë vendi.

  1. Veprat duhet të dorëzohen në faqen elektronike të  konkursit Bashkia Berat. Gjithashtu, në dërgesë duhet të shkruhen qartë: Emër mbiemër i autorit pjesëmarrës në konkurs,  datëlindja  ID dhe numri i telefonit, krijimi në word jo me foto.

9.Për vitin 2021, për arsye që dihen, (  COVID -19) çmimi do të organizohet në zbatim të masave shëndetësore të cilat tashmë dihen.

10. Publikimi i poezive/prozave/eseve, duhet të jenë krijime origjinale të autorëve. Çdo plagjiaturë do të çojë në skualifikimin e pjesëmarrësit.

  1. Çdo pjesëmarrës do të pajiset me një çertifikatë.
  2. Fituesit përfitojnë një shumë monetare dhe një kupë e cila tashmë është kthyer ne simbolike të këtij çmimi si dhe një vepër të përkthyer nga Vexhi Buharaja.

13 Veprat studimore, që kanë në fokus qytetin e Beratit: Dukuri e figura të kulturës, artit, letërsisë, historinë e qytetit, monografi që pasqyrojnë jetën shpirtërore, ekonomike, kulturore ndër shekuj të qytetit dhe që konsiderohen si kontribute me vlera, do të  behen pjesë e fondit të Bibliotekes së qytetit.

  1. Krijimtaria e pjesëmarrësve do të botohet në website-in e Bashkisë dhe në portale letrare.
  2. Në përfundim të afatit të parashikuar të dorëzimit të krijimeve e cila është dt. 20 prill 2021 , juria do të shpallë çmime të para për secilin lloj letrar. Vendimi i jurisë është i pakontestueshëm.
  3. Shpallja e fituesve do të bëhet më 12 maj.
  4. Krijimet do të dorëzohen , në adresën e Bashkisë Berat ( adresë në funksion të konkursit të shpallur).

Afati i fundit i dorëzimit të krijimeve është data 20 prill 2021 . Nga  data 21 prill  – 08  Maj 2021 , do të jetë koha e vlerësimit nga juria .   Më 12 Maj do të organizohet shpallja e fituesve të konkursit letrar.

  1. Nga data 9 Maj deri në 11 Maj, do të publikohen në këtë faqe, të gjitha krijimet dhe kumtesat.

📧 info@bashkiaberat.gov.al
📞 +355 69 656 7838