Bashkia Berat organizoi sot ne sallen e Konferencave,ceremonine zyrtare te dhenies se titullit”Qytetar Nderi” znj Floresha Debinja,kengetares se mirenjohur te muzikes qytetare beratase,akorduar nga Keshilli Bashkiak.
Ishin te pranishem anetare te Keshillit Bashkiak,qytetare,artiste,drejtues te institucioneve kulturore te qytetit etj.
Moren pjese,nenkryetari i Bashkise z.Çlirim Brisku,Kryetarja e Keshillit Bashkiak, znj.Nikoleta Manka,Sekretari i Pergjithshem ne Bashki z,Gezim Zema,Drejtoresha e Qendres Kulturore znj.Migena Dura,etj.
Ne fjalen e tij pershendetese Nenkryetari i Bashkise z.Çlirim Brisku vleresoi lart figuren e kengetares se mirenjohur te muzikes qytetare beratase,kontributin e saj ne jeten artistike dhe perfaqesimin dinjitoz brenda e jashte vendit.Kryetarja e Keshillit Bashkiak,znj.Nikoleta Manka, foli me konsiderate e respekt per figuren e kengetares se njohur,performancen e saj, profesionalizmin dhe uroi Znj.Floresha Debinja per titullin”Qytetar Nderi”,akorduar njezeri nga Keshilli Bashkiak.
Titullin ne emer te Kryetarit te Bashkisez,Petrit Sinaj ia dorezoi znj.Floresha Debinjes, Nenkryetari i Bashkise,z.Çlirim Brisku.
Ne fjalen e saj pershendetese Znj,Floresha Debinja falenderoi Kryetarin e Bashkise z.Petrit Sinaj per propozimin qe i beri Keshillit Bashkiak per ti dhene titullin”Qytetar Nderi” dhe Keshillin Bashkiak per akordimin e ketij titulli te nderuar.
E emocionuar ajo falenderoi edhe te gjithe artistet, me te cilet bashkepunoi dhe mori pjese ne te gjitha veprimtarite kulturore brenda e jashte vendit.
Ne fund ajo per te pranishmit permes emocionesh kendoi disa kenge nga repertori i saj muzikor.