Me rastin e 18 Prillit, Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Siteve, Bashkia Berat ka organizuar një ceremoni me rastin e dekretimit nga Presidenti i Republikës Z.Bujar Nishani të disa personaliteteve të spikatura të Beratit në fushën e ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore.
Janë nderuar nga Presidenti :
Me titullin ‘’Nderi i Kombit’’ (pas vdekjes), Z. Jusuf Vrioni-dipomat dhe perkthyes i njohur,
Me titullin ‘’Mjeshtër i Madh’’ Znj. Znj.Parashqevi Sahatçi, historiane dhe etnografe (Naim Frasheri ne vitin 1979; Medalje per shërbime shteterore dhe shoqerore, ne vitin 1990),
Me titullin ‘’Mjeshtër i Madh’’ Z. Hasan Nallbani, piktor restaurator (Naim Frasheri ne 1970; Piktor i Merituar ne 1987),
Me titullin ‘’Mjeshtër i Madh’’ z. Myslim Hotova, muzeolog, studiues(Naim Frasheri ne 1988),
Me titullin ‘’Naim Frashëri’’ Z. Lorenc Bejko (arkeolog dhe drejtues i departamentit të Trashëgimisë Kulturore dhe Arkeologjisë në Universitetin e Tiranës),
Me titullin ‘’ “Merita të veçanta civile” Znj. Adelina Theodhori ( Mjeshtre Artizanati, Kryetare e Shoqatës së Artizanëve të Beratit‘’ Margarita’’.)
Ceremoninë e përshëndeti Z. Petrit Sinaj Kryetar I Bashkisë Berat, Z. Hasan Nallbani, Z. Eugen Kallfani- Drejtor i Drejtorisë së Kulturës Kombëtare Berat dhe në mbyllje Presidenti i Republikës Z. Bujar Nishanii cili ka akorduar edhe titujt e nderit.