Bashkia nderon Njeriun e Vitit ne Berat
Eshte bere tradite tashme qe ne cdo prag festash te fundvitit Bashkia e Beratit te vleresoje nje personalitet te spikatur si fituesi i cmimit Njeriu i Vitit.
Pas propozimesh nga shoqata te ndryshme , organizma etj , Bashkia e Beratit kete vit vendosi ti akordoje titullin Njeriu i Vitit biznesmenit te suksesshem Gjergji Qosja, president i firmes “Gjedra,, qe operon ne fushen e bimeve medicinal.
Ne ceremonine e zhvilluar ne mjediset e bashkise se re te qytetit ishin te pranishem qytetare, intelektuale,e te ftuar te tjere. Kryetari i Bashkise Sinaj duke prezantuar fituesin e cmimit njeriu i vitit per bashkine e Beratit theksoi kontributin e vecante te z. Gjergji Qosja ne prezantimin e qytetit,ne arenen nderkombetare, si edhe kontributin e tij ne aspektin e punesimit.
z. Qosja falenderoi bashkine per kete vleresim , te cilin e cilesoi edhe nje obligim per te bere me shume per qytetin dhe qytetaret ne te ardhmen.
Pas pershendetjeve te rastit u organizua edhe nje kokteil.