Bashkia nderon me titullin “NDERI I QYTETIT “dy figura te njohura te arsimit ne Berat.
Sinaj-Dekada historie ne arsimin beratas kane percjelle individualitete ,para te cileve duhet te perulemi me respekt
Ne vigjilje te festes se 7 Marsit Bashkia e Beratit vleresoi me titullin e larte Nderi i Qytetit dy personalitete te arsimit, Hysen Mezini dhe Njazi Shehu (pas vdekjes)
Te pranishem ne mjediset e Pallatit te Kultures ishin mesues ,intelektuale , familjare te personaliteteve te vleresuara, intelektuale etj. Ishte i pranishem edhe sekretari politik i LSI per Qarkun e Beratit z. Nasip Naco.
Duke i dorezuar titullin e larte familjareve te z. Hysen Mezini kreu i bashkise Petrit Sinaj midis te tjerave theksoi rendesine e vecante te vleresimit te figurave te spikatura te mesuesve. E ne kete kuader vleresimi ne vigjilje te 7 Marsit per kryebashkiakun mbetet kuptimplote.
I presim me kenaqesi keto dy festat e Marsit per te uruar sic eshte tradita ,-tha Sinaj.- ndonese shpesh urojme edhe mekanikisht.,duke harruar qe dekada histori ne arsim kane nxjerre individualitete te spikatura,e me kontribute qe i kane dhene tonin arsimit ne Berat
Ne kete menyre ,- vijoi kryebashkiaku Sinaj,- ata u bene pjese e jetes se qindra te rinjve , te cilet kane qene nxenesit e tyre. Pikerisht ketu Sinaj ka pare edhe arsyen e evidentimit te emrave te pervecem.
me pas ai i dorezoi pjesetareve te familjes Mezini titullin e larte Nderi i Qytetit duke vleresuar kesisoj nje prej mesuesve me te spikatur te lendes se Biologjise jo veten ne Berat, por ne gjithe vendin.
Me tej z. Naco i ka akorduar titullin Nderi i Qytetit familjareve te mesuesit dhe trajnerit te spikatur te volejbollit ne Berat, Njazi Shehu. Z. Naco midis te tjerash ka vleresuar kete nderim te vecante qe bashkia u bene ketyre dy personaliteteve te spikatura te arsimit ne vite ne qyteti e Beratit.
Gjate aktivitetit u sollen momente nga jeta dhe aktiviteti ne arsim i dy mesuesve te nderuar,ndersa Qendra Kulturore paraqiti per te pranishmit nje koncert vokal dhe instrumental.