PPV I Bashkise Berat eshte duke u hartuar ne mbështetje financiare dhe teknike të projektit të USAID për Planifikim dhe Qeverisjen Vendore (PLGP) .
Hartimi i Planit të Përgjithshëm Vendor vjen si detyrim ligjor dhe si nevojë për zhvillimin e mëtejshëm të territorit të Bashkisë pasi :
1.Bazuar në ligjin nr. 115/2014 datë 31.7.2014 “Për ndarjen administrative – territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë” kufijtë administrativë të Bashkisë Berat ndryshuan dhe për rrjedhojë Plani ekzistues i Bashkisë ngelet i vjetër dhe jo aktual për ndryshimet ligjore, si dhe për ndryshimet dhe dinamikat fizike që kanë ndodhur në territorin e Bashkisë.
2. Ligji për Planifikimin e Territorit ka ndryshuar dhe orienton të gjitha njësitë vendore në kryerjen e planit.
Procesi i hartimit te Planit zhvillohet ne tre faza .
Faza I. Marrja e nismes per hartimin e Dokumentit te Planifikimit.
Faza e II . Hartimi i Dokumentit te Planifikimit .
Faza e trete. Miratimi i Dokumentit te Planifikimit.
Gjate fazes se pare jane zhvilluar dy degjesa publike .Degjesa e pare publike u realizua me 16.10.2014 ne kuadrin e marrjes se Nismes nga Kryetari i Bashkise Berat z.Petrit Sinaj, per Hartimin e Planit te Pergjithshem Vendor , nisme qe eshte miratuar nga Keshilli i Bashkise Berat me vendim nr.31 date 30.09.2015. Gjate kesaj degjese eshte bere e njohur procedura gjate se ciles do te kaloje hartimi i planit , afatet , financimi , gjendja territoriale e bashkise se re.
Eshte zhvilluar degjesa e dyte publike me 2 dhjetor 2014 ne lidhje me hartimin e dokumentit te Planifikimit, konkretisht ne lidhje me draft strategjine territoriale. Ne prezantim fillimisht u be nje paraqitje e treguesve te bashkise se re Beratit ne lidhje me pozicionin, policentrizmi,perdorimi I tokes dhe infrastruktura . U fol rreth demografise dhe mireqenies sociale , punesimit, Arsimit, Shendetsise.Nje vemendje e vecante ju kushtua zhvillimit ekonomik, tashme nje territori te ri bujqesor . U be nje paraqitje e treguesve bujqesor te zonave si Velabisht, Sinje, Otllak dhe Roshnik , produktiviteti dhe lloji i bizneseve , i fermave etj.
U be nje analize e gjithe territorit te Bashkise jo vetem ne nivel informative por duke shkuar deri te pritshmerite.
Tashme territori i Bashkise popullohet ne mbi 60% me zone urbane dhe pjesa tjeter ne zonen rurale megjithese siperfaqja urbane eshte shume me e vogel se ajo urbane.
Kjo analize me e detajuar u shpreh edhe ne formen e analizes SWOT ku gjithkush mund te behet totalisht dhe aktivisht pjesmares ne lidhje me pikat e dobeta, te forta , mundesite dhe kerkcenimet.
Vemendje dhe diskutim hapi ceshtja e rrjeteve rrugor.
Domozdoshmeria per unazen e qytetit eshte e pashmangshme. Ne skemen e rrjetit rrugor jepen jo vetem rruget e aksesueshme sot por edhe mundesite qe ofrohen me rruget lokale dhe kombetare.
Gjate ketij takimi u paraqit nje draft strategji territoriale .
Degjesa e trete publike u zhvillua me 15.01.2016 .
Takimi i sotem kishte nje pjesmarrje me te gjere jo vetem banore te qytetit te Beratit por edhe te njesive Administrative. Ne kete takim merrnin pjese kryetari i bashkise z. Petrit Sinaj, perfaqsues te Co-plan njekohesisht perfaqsues te grupit te hartimit te PPV, perfaqsues te AKPT si dhe perfaqsues te institucioneve lokale.Kryetari i Bashkise ne fjalen e tij u perqendrua fillimisht mbi gjendjen e territorit te ri te bashkise se Beratit, situaten problematike si dhe koston e rehabilitimit per te gjitha nderhyrjet e pakonturuara por tashme te legalizuara apo te hipotekuara.
Plani i pergjithshem vendor eshte plani i te gjitheve duke na sherbyer secilit prej nesh , por e rendesishme eshte qe te kemi nje plan sa me te qendrueshem duke sherbyer sot dhe ne vitet ne vijim.
Nepermjet ketij plani do te arrijme te kemi nje urbanizim te kontrolluar per te shfrytezuar ne menyre te drejte hapsiren urbane dhe ate mjedisore. Ne fund te fjales se tij kryetari i Bashkise edhe njeher ftoi te gjithe banoret e bashkise Berat per te qene pjesmarres sa me aktiv ne te gjitha takimet apo degjesat e organzuara per PPV apo dokument tjeter .
Me pas ark.Zenel Bajrami ne emer te grupit te punes paraqiti draft strategjine territoriale duke u perqendruar kryesisht :
Analiza
Pozicioni Strategjik
Policentrizmi
Koridoret kryesore ( Koridori VIII, Koridori Blu , Koridori Veri / jug dhe Koridori natyror)
Perdorimi i tokes .
Mjedisi.
Tendencat e zhvillimit.
Persa i takon tendencave dhe szhvillimit u be nje paraqitje vetem per pjesen e qytetit Berat. Ku zhvillimi u tij u pa i ndare ne disa pole zhvillimi .
Me pas takime vazhdoi me pyetje dhe diskutime rreth materialit.
z.Stavri Bode shfaqi interes ne faktin se kur banoret e bashkise Berat do ti kene te realizuara projektet e paraqitura.
Pjese e materialit “ Strategjia e Zhvillimit te Territorit “ do te jene edhe burimet e financimit te cilat do te jene nga donatore apo nga Bashkia e Beratit.
Vazhdon te ngelet problem per qytetin By- pass i cili edhe ne kete takim pati nje paraqitje per te dy variantet duke theksuar anet pozitive dhe mangesite qe mund te kete secili.
U kerkua ne kete takim qe ti kushtohej vemendje edhe njesive administrative integrimit te tyre dhe krijimit te hapsirave te nevojshme per zhvillimin e aktiviteteve te ndryshme edhe ne zonat me te thella te bashkise Berat.
Procesi i miratimit të planit do të përmbajë këto hapa:
• Kërkesën e autoritetit përgjegjës për shqyrtimin dhe miratimin e Strategjisë Territoriale Vendore të njësisë vendore nga Këshilli Bashkiak
• Vendimarrjen e Këshillit Bashkiak
• Kërkesën e autoritetit përgjegjës për miratimin e Strategjisë territorial në KKT
• Vendimarrjen e KKT-së
• Kërkesën e autoritetit përgjegjës për shqyrtimin dhe miratimin e Planit të Zhvillimit të njësisë dhe Rregullores në zbatim të tij, në Këshill Bashkiak
• Vendimarrjen e Këshillit Bashkiak
• Kërkesën e autoritetit përgjegjës për shqyrtim dhe miratim të Planit dhe Rregullores në KKT
• Vendimarrjen e KKT-së
Pasi bashkia te marre produktin perfundimtar te Strategjise se Zhvillimit te territorit do te kerkoj mbeshtetje dhe miratim ne KB per te vazhduar procedurat e metejshme deri ne miratimin e dokumentit te PPV.