Home / Aktivitete / BASHKIA E BERATIT, NDIHMA PËR FAMILJET NË NEVOJË

BASHKIA E BERATIT, NDIHMA PËR FAMILJET NË NEVOJË

Bashkia e Beratit në bashkëpunim me Fondacionin Humanitar “Misioni pa kufij”, në bazë të listave të nxjerra nga Drejtoria e Shërbimit Social pranë Bashkisë së Beratit, shpërndau mbrëmjen e djeshme në mjediset e bibliotekës “Vexhi Buharaja” 100 pako me ndihma ushqimore dhe me lodra për 100 familjet në nevojë. Ky aktivitet social i ndërmarrë në prag të festave të fundvitit ngrohu sadopak atmosferën e këtyre familjeve.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe Kryetari i Bashkisë, z. Petrit Sinaj, i cili falenderoi për bashkëpunimin Fondacionin “Misioni pa kufij” dhe theksoi se sensibilitete të tilla nuk duhet të jenë vetëm iniciativë e Bashkisë, por e secilit prej nesh, duke dhënë diçka nga vetja për shtresat që kanë më shumë nevojë, sidomos në këtë fundviti, në mënyrë që edhe familjet e tyre të festojnë dhe gëzojnë si gjithë të tjerët. Në fund të fjalës së tij përshëndetëse Kryebashkiaku Sinaj uroi të pranishmit për festat e fundvitit.