Bashkia Berat dhe UNICEF prezantuan sot fushatën #TëBesoj si një thirrje për nxitjen e aktorëve përgjegjës për ndalimin e abuzimit seksual të fëmijëve në Shqipëri.
Instalacioni do të qëndrojë i vendosur për dy javë pranë parkut ‘’Dëshmorët e Kombit’’ dhe paraqet disa histori të vërteta.
Bashkia Berat dhe institucionet përgjegjëse në administrimin e drejtësisë penale për të mitur në rrethin gjyqësor Berat, nënshkruan sot marrëveshjen e bashkëpunimit, në nivel drejtuesish, me synim përmirësimin e koordinimit ndërinstitucional dhe përmbushjen e përgjegjësive ligjore të përbashkëta në fushën e drejtësisë për të mitur.
Marrëveshja vjen në përfundim të mbështetjes prej më shumë se 1 vit të institucioneve që veprojnë kundrejt fëmijëve në konflikt me ligjin, si dhe fëmijëve viktima apo dëshmitarë të krimit, nga ana e UNICEF-it dhe Save the Children, me fondet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë.