Bashkia Berat, në 3 Dhjetor, ditën ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuar, organizoi dy aktivitete që synonin përfshirjen në procesin e integrimit në shoqëri të personave me aftësi të kufizuar dhe promovimin e vlera të tyre artistike dhe krijuese.
Në kuadër të kësaj dite, në qëndrën “Lira” dhe “Unë jam si ju”, u zhvilluan aktivitete të cilat kishin për qëllim përfshirjen e personave me aftësi të kufizuar, ndërgjegjësimin e shoqërisë për rëndësinë e rolit të tyre, si dhe prezantimin dhe promovimin e aftësive të tyre.
I pranishëm në këto evente, Kryetari i Bashkisë, z. Petrit Sinaj theksoi nevojën e vecantë që ka shoqëria për të integruar personat me aftësi të kufizuar dhe për tu siguruar atyre të gjitha kushtet e nevojshme për të pasur një jetë sa më cilësore. Z. Sinaj shprehu angazhimin maksimal për rolin gjithnjë e më të madh që do të luajë bashkia me investime dhe shërbime përfitues të të cilav do të jenë personat me aftësi të kufizuar duke theksuar rolin institucional, por mbi të gjitha rolin qytetar.
Gjatë aktivitetit që u zhvilluan në ambientet e të dy qëndrave për persona me aftësi të kufizuar, u zhvilluan panaire me karakter njohës dhe prezantues. Në to u shfaqën punimet më të mira artistike dhe artizanale. Atmosfera festive u shoqërua edhe me praninë e pjesmarrësve të shumtë, nxënësve të shkollave dhe grupeve artistike.
Të pranishmit patën mundësinë të shohin dhjetra punime të tipologjive të ndryshme, krijime të vetë personave më aftësi të kufizuar të cilat shprehin botën e tyre të brëndshme, personalitetin e tyre të vecantë dhe aftësitë e tyre të pakufizuara. Nëpërmjet këtyre punimeve ata përcollën edhe mesazhe sensibilizuese dhe ndërgjegjësuese.
Bashkia Berat, në këtë ditë, synon ndërgjegjësimin e të gjithë qytetarëve për rëndësinë e shërbimeve cilësore për personat me aftësi të kufizuar dhe integrimin e tyre të plotë në shoqëri. Kryetari i Bashkisë shprehu bindjen e plotë se shoqëria është më e mirë, më solidare, me qytetare kur personat me aftësi të kufizuar janë pjesë integrale e saj.