Me rastin e mbylljes se vitit shkollor 2016-2017, Qendra Kulturore e Femijeve Bashkia Berat, nen kujdesin e Kryetarit te Bashkise z.Petrit Sinaj dhe ne bashkepunim me Qendren kulturore “Margarita Tutulani” si dhe Klubin Shumesportesh “Tomori”,organizuan nje aktivitet kulturor – sportiv mjaft te larmishem dhe te bukur per jeten e qytetit.
Disiplinat sportive te cilat rreshtohen ne eliten e sporteve kombetare demostruan ne shesh numra dhe pjese loje, te cilet u nderthuren me tingujt e kengeve fituese te Festivalit 45 te Kenges per Femije dhe shfaqjes se trupes se baletit te drejtuar nga koreografia Ornela Vasili.
I pranishem ne kete aktivitet ishte dhe vete Kryetari i Bashkise i cili, pershendeti dhe duke falenderuar per punen e arritur deri me tani, premtoi se vemendja per femijet dhe brezat e rinj do te jete maksimale duke i krijuar atyre te gjitha facilitetet e nevojshme per rezultate dhe kushte sa me te mira, duke filluar qe nga kopshtet, shkollat dhe cdo ambjent shplodhes per femijet dhe jeten rinore te qytetit.