SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE PËR NGRITJEN NË DETYRË PËR NËPUNËSIT CIVILË DHE PRANIM NGA JASHTË SHËRBIMIT PËR KATEGORINE E MESME DREJTUESE (DREJTOR DREJTORIE )
Niveli i kërkuar i diplomës
MASTER SHKENCOR
Në zbatim të nenit 26 të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe kreut II dhe III të Vendimit nr.242 datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vëndeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Bashkia Berat shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë për pozicionin :
- 1(një)Drejtor në Drejtorinë e Koordinim-Zhvillimit dhe Prokurimeve Publike, Kategoria e pagës II-b.
* Pozicioni i lartpërmendur i’u ofrohen fillimisht nëpunësve civil të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele.
Vetëm në rast se për këto pozicione në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele rezulton se vendi është përsëri vakant, pozicioni është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë në shërbimit civil dhe pranim nga jashtë shërbimit Civil
Për të dyja procedurat (lëvizje paralele dhe ngritje në detyrë)aplikohet në të njëjtën kohë.
Data e dorëzimit të dokumentave për lëvizjen paralele do të jetë 19.01.2017
Data e dorëzimit të dokumentave për ngritje në detyrë dhe pranim nga jashtë shërbimit Civil do të jetë 24.01.2017.
Përshkrimi i përgjithshëmipunëspërpozicionin Drejtor në Drejtorinë e Koordinim –Zhvillimit dhe Prokurimeve Publike :
Organizon dhe drejton punë brenda drejtorisë, raporton dhe përgjigjet direkt tek Kryetari Bashkisë dhe N/kryetari i cili vendos mbi çështjet proceduriale të lidhura me veprimtarinë e drejtorisë
Përgjigjet për përcaktimin e objektivave dhe planifikimin e veprimtarisë në drejtori
Organizon, mbikëqyr, koordinon dhe monitoron punen në drejtori.
Drejton koordinon dhe përgjigjet për ecurinë e punës në komisionin e ngritur për procedurat e prokurimeve për blerjet me vlera të mëdha .
Jep informacion me shkrim Kryetarit të Bashkisë /N/Kryetarit sa herë që kërkohet.
Mbi bazën e informacionit të mbledhur në bashkëpunim me Komitetin e strategjise së zhvillimit ekonomiko-social të qytetit të Beratit, përcakton qëllimet,objektivat strategjike dhe fishprojektet.
Organizon takime dhe Ëork-Shope në mbështetje të politikave të zhvillimit afatmesem dhe afatgjatë me qëllim hartimin,monitorimin dhe rishikimin e tyre në raport me zhvillimet e reja .
I – LËVIZJA PARALELE
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civil të së njëjtës kategori, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil.
1- Kushtet për lëvizjen paralele dhe kriteret e veçanta
Kushtet minimale që duhet të plotësojnë kandidatët për lëvizjen paralele janë :
- Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori për të cilën aplikon II-b
- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi.
- Të ketë të paktën vlerësimin e fundit pozitiv, mirë apo shumë mirë.
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
- Kandidatët të zotërojnë Diplomë Universitare të nivelit / Master Shkencor sipas legjislacionit të arsimit të lartë në Shkenca Juridike .Si diploma Bachelor edhe ajo master shkencor duhet të jenë në të njejtën fushë . (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
- Përvojë pune jo më pak se tre vjet në fushën juridike
- Njohja e gjuhës së huaj anglisht ose ndonjë gjuhë tjetër përbën avantazh.
- Mbajtësi i këtij pozicioni duhet të ketë aftësi të mira komunikimi
- Njohje të programeve bazë kompjuterike Ëord dhe Exel.
2- Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit
Kandidatët duhet të dorëzojnë me postë ose dorazi në sekretarinë e Bashkisë Berat ose në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Berat, brenda datës 19.01.2017 dokumentat si më poshtë :
- Kërkesë me shkrim për aplikim (letër motivimi)
- Curriculum Vitae (jetëshkrim standard)
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave të noterizuara.
- Çertifikatë të përberjës familjare dhe fotokopje kartës së identitetit
- Aktin e statusit Nëpunës Civil i konfirmuar
- Dëshmi kualifikimi (fotokopje e noterizuar) nëse ka
- Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit
- Vërtetim që nuk kanë masë disiplinore në fuqi
- Dëshminë e gjendjes gjyqësore, vërtetim nga gjykata, vërtetim nga prokuroria
- Raport mjeko –ligjor nga komisioni mjekësor kompetent i aftë për punë
- Fotokopje të librezës së punës në çdo rubrikë të plotësuar
3- Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak
Në datën 20.01.2016 Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat do të shpallë listën paraprake të kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista e strukturuar me gojë, në faqen zyrtare të Bashkisë dhe Shërbimin Kombëtar të Punësimit, si edhe në stendën e Informimit të Publikut.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, nëpërmjet email-it të tyre, për shkaqet e moskualifikimit.
4.- Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista.
- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionin.
- Eksperiencën e tyre të mëparshme.
- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
- Njohuritë mbi ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” si edhe Aktet nen ligjore që rregullojnë marrëdhënien e punës në shërbimin civil
- Njohuritë mbi ligjin nr.139 datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”
- Njohuritë mbi ligjin nr 9367 datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të intereresave”.
- Njohuritë mbi ligjin Nr. 9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”.
- Njohuritë mbi ligjin 107/2014 ,”Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit”.
- Njohuritë mbi ligjin 9643 date 20.11.2006 “Për prokurimin publik” i ndryshuar.
- Njohuritë mbi vendimin nr. 918 datë 29.12.2014 “Për kryerjen e procedurave të prokurimit publik në mënyrë elektronike
- Njohuritë mbi vendimin nr. 914 datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”
5- Mënyra e vlerësimit të kandidatëve
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:
Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin Nr. 2, datë 27.03.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur”, të Departamentit të Administratës Publike (DAP)
Kandidati që merr më pak se 70 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm.
6- Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Berat do të shpallë fituesin në Faqen Zyrtare të Bashkisë, Shërbimin Kombëtar të Punësimit dhe në stendën e informimit të publikut. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike .
II –NGRITJA NË DETYRË DHE PRANIMI NGA JASHTË SHËRBIMIT CIVIL PËR KATEGORINË E MESME DREJTUESE
Vetëm në rast se për këto pozicione në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele rezulton se vendi është përsëri vakant, pozicioni është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil .
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë nëpunësit civilë të një kategorie paraardhëse (vetëm një kategori më e ulët), të punësuar në të njëjtin apo në një institucion tjetër të shërbimit civil, si edhe kandidatë nga jashtë shërbimit Civil që plotësojnë kushtet për ngritjen në detyrë dhe kërkesat e veçanta për vendin e lirë.
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e ngritjes në detyrë janë:
- Të jetë nëpunës civil i konfirmuar;
- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi (të vërtetuar me një dokument nga institucioni);
- Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” ose “Shumë mirë”;
Niveli i diplomës duhet të jetë “Master Shkencor”. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit nga jashtë shërbimit Civil:
- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi të largimit nga shërbimi civil (të vërtetuar me një dokument nga institucioni ku punon apo ku ka punuar);
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
- Kandidatët të zotërojnë Diplomë Universitare të nivelit / Master Shkencor sipas legjislacionit të arsimit të lartë në Shkenca Juridike .Si diploma Bachelor edhe ajo master shkencor duhet të jenë në të njejtën fushë . (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
- Përvojë pune jo më pak se tre vjet në fushën juridike
- Njohja e gjuhës së huaj anglisht ose ndonjë gjuhë tjetër përbën avantazh.
- Mbajtësi i këtij pozicioni duhet të ketë aftësi të mira komunikimi
- Njohje të programeve bazë kompjuterike Ëord dhe Exel.
2- Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit
Kandidatët duhet të dorëzojnë me postë ose dorazi në sekretarinë e Bashkisë Berat ose në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Berat brenda datës 24.01.2017 dokumentat si më poshtë :
1. Kërkesë me shkrim për aplikim (leter motivimi)
2. Curriculum Vitae (jetëshkrim standard)
3. Aktin e statusit të nëpunësit civil të konfirmuar
4. Fotokopje të diplomës dhe listës së notave të noterizuara
5. Certifikatë të perberjës familjare dhe fotokopje kartës së identitetit
6. Dëshmi kualifikimi (fotokopje e notëruar) nëse ka
7. Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit.
8. Vërtetim që nuk kanë masë administrative në fuqi për kandidatët nga jashtë sherbimit civil vertetim nëse ka pasur mase të largimit nga sherbimi civil.
9. Dëshmi e gjëndjes gjyqësore
10. Raport mjeko–ligjor nga komisioni mjekësor kompetent i aftë për punë
11. Fotokopje të librezës së punës të plotësuar në të gjitha rubrikat
Dokumentat e mësipërme duhet të dorëzohen brenda datës 24.01.2017
3- Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak
Duke filluar nga data 31.01.2017Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat do të shpallë në Faqjen Zyrtare, Shërbimin Kombëtar të Punësimit dhe në stendën e informimit të publikut listën e kandidatëve që plotësojnë kriteret e veçanta dhe kushtet e për ngritje në detyrë për Kategorinë e Mesme Drejtuese, Drejtor Drejtorie, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për ngritje në detyrë do të njoftohen individualisht nga Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, nëpërmjet email-it të tyre, për shkaqet e moskualifikimit.
4. Kandidatët Drejtor në Drejtorinë e Kordinimit dhe Prokurimeve Publike do të testohen me shkrim do të vlerësohen në lidhje me:
- Njohuritë mbi ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” si edhe Aktet nen ligjore që rregullojnë marrëdhënien e punës në shërbimin civil
- Njohuritë mbi ligjin nr.139 datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”
- Njohuritë mbi ligjin nr 9367 datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të intereresave”.
- Njohuritë mbi ligjin Nr. 9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”.
- Njohuritë mbi ligjin 107/2014 ,”Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit”.
- Njohuritë mbi ligjin 9643 date 20.11.2006 “Për prokurimin publik” i ndryshuar.
- Njohuritë mbi vendimin nr. 918 datë 29.12.2014 “Për kryerjen e procedurave të prokurimit publik në mënyrë elektronike
- Njohuritë mbi vendimin nr. 914 datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”
4.2 Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
- Eksperiencën e tyre të mëparshme.
- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithsues të punës për pozicionin.
5- Mënyra e vlerësimit të kandidatëve
Kandidatët do të vlerësohen me pikë sipas skemës së vlerësimit, si më poshtë :
a- Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;
b- Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 40 pikë;
c- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 20 pikë.
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin Nr. 2, datë 27.03.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedures së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur”,të Departamentit të Administratës Publike (DAP)
Kandidati që merr më pak se 70 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm .
6- Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Berat do të shpallë fituesin në portalin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Faqjen Zyrtare të Bashkisë dhe në stendën e informimit të publikut.
Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike .
NJESIA E MENAXHIMIT TE BURIMEVE NJEREZORE