Home / Njoftime / SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR KATEGORINË EKZEKUTIVE (SPECIALIST)

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR KATEGORINË EKZEKUTIVE (SPECIALIST)

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR KATEGORINË EKZEKUTIVE (SPECIALIST)

NIVELI I DIPLOMËS MASTER SHKENCOR

 

Në zbatim të nenit 22 dhe 25 të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar , si dhe kreut II, III, IV dhe V të Vendimit nr.243 datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, peridhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” ,  Bashkia Berat  shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive , për pozicionet :

 

1(nje )Specialist Juridik   në Sektorin   Juridik  , Drejtoria  e Burimeve Njerëzore , Marrdhënieve me Publikun dhe Juridike.

 

* Pozicioni   I   lartë përmendur iu ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele.

 

  • Vetëm në rast se për këtë pozicion në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele rezulton se vendi është përsëri vakant, pozicioni është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorine ekzekutive.

 

  • Për të dyja procedurat ( lëvizje paralele dhe pranim në shërbimin civil ) aplikohet në të njëjtën kohë.

 

 

DATA E DORËZIMIT TË  DOKUMENTAVE PËR LËVIZJEN PARALELE DO TË JETË                                                                                     10.11.2016

 

DATA E DORËZIMIT TË  DOKUMENTAVE PËR PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL  DO TË JETË                                                                       15.11.2016

 

Përshkrim përgjithësues i punës   dhe  Kriteret e veçanta  që duhet të  plotësojnë  kandidatët:

Të zotëroj  Diplome Universitare (Arsimi i Lartë) / Master Shkencor  sipas legjislacionit të arsimit të lartë    në shkenca  Juridike .

 

ü  Te jap asistence  Juridike   për të gjitha  zyrat ,drejtorite  per interpretimin ligjor në  tërësi    dhe  zbatimin e ligjit.

ü  Asistencë ligjore në përgatitjen e praktikave dhe materialeve si edhe ato  problematika që kanë nevojë për vendimmarrje në këshillin Bashkiak.

ü  Te perfaqësoj  Bashkinë  Berat në   seanca gjyqësore   në të gjitha shkallët e gjyqësorit  harton kerkesë padi  dhë ndjek procestet gjyqësore.

ü  Mer pjese  si antar komisioni si Specialist Juridik kur kerkohet.

 

ü  Jep asistence  juridike  per të  gjitha procedurat  në  Drejtorinë  e Burimeve  Njerëzore

 

I – LËVIZJA PARALELE

 

Kanë të drejtë të aplikojnë  për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil.

1.- Kushtet për lëvizjen paralele dhe kriteret e veçanta.

Kushtet minimale që duhet të plotësojnë kandidatët për lëvizjen paralele janë :

  • Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori për të cilën aplikon.
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi.
  • Të ketë të paktën një vlerësim pozitiv,mirë apo shumë mirë nga punëdhënësi i fundit

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

  • Të zotëroj  Diplome Universitare (Arsimi i Lartë) / Master Shkencor  / Master  Shkencor   sipas legjislacionit të arsimit të lartë    në shkenca  Juridike . Si  diploma   Bachelor edhe ajo master shkencor duhet të jenë në të njejtën fushë . (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
  • Pervoja në     pune   një vit
  • Njohja  e gjuhes së huaj Anglisht  ose ndonjë gjuhë tjetër  .
  • Mbajtesi i ketij pozicioni duhet të ketë aftësi të mira komunikimi
  • Njohje  të programeve bazë kompjuterike Word dhe Exel.

 

2.- Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë me postë ose dorazi pranë Drejtorisë  Burimeve Njerëzore  të Bashkisë Berat    brenda  datës 10.11.2016     dokumentat si më poshtë:

 

  1. Kerkese me shkrim per aplikim (leter motivimi)
  2. Curriculum Vitae  (Jetshkrim  standart)
  3. Fotokopjo të diplomës dhe listës së notave të noterizuara.
  4. Certifikate të përberjës familjare dhe fotokopje  kartës së Identitetit.
  5. Dëshmi kualifikimi nese ka.
  6. Aktin e statusit të nëpunësit Civil
  7. Vleresim pune nga punëdhenësi i fundit.
  8. Vertetim që nuk kanë  masë administrative  në  fuqi  të vërtetuar nga punëdhenesi i fundit
  9. Dëshmi i gjendjes gjyqësore (Deshmi Penale) ,vertetim nga  Gjykata   ,vertetim nga  Prokuroria.
  10. Raport mjeko –ligjor   nga   komisioni mjekesor kompetent i aftë  për punë
  11. Fotokopjo të Librezës së punës  të të gjitha  rubrikave  të  plotësuara.

 

3.- Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak

 

Duke filluar nga  data 11.11.2016  Njësia Përgjegjëse   e Burimeve Njerëzore  e Bashkisë Berat   do të shpallë listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista e strukturuar me  gojë .

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga Njësia Përgjegjëse   e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat   , nëpërmjet email- it të tyre, për shkaqet e moskualifikimit.

 

4.- Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista.

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionin.
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme.
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me njohuritë e tyre mbi :

 

  • Kushtetuta  e Republikës së Shqipërisë
  •  Ligji 44/2015Kodi I Procedurave  Administrative
  • ligjit nr 7961 date 12.07.1995 Kodi I Punës në Republikën e Shqipërisës ,i azhornuar
  • Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”  I ndryshuar .
  • Ligjin nr.139  datë 17.12.2015 “Për  Vetë Qeverisjen  Vendore”
  • Ligji nr 9367 date 07.04.2005 “Per parandalimin e konfliktit te intereresave”.
  • Ligjin Nr.9131 date 08.09.2003“Per rregullat e etikës në administratën publike”.

 

5.- Mënyra e vlerësimit të kandidatëve   për lëvizjen  paralele

 

Kandidatët do të vlerësohen me pikë sipas skemës së vlerësimit si më poshtë:

 

  • 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar (20 pikë – përvoja   10 pikë – trajnimet ose kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse ; 10 pikë – vlerësimet e rezultateve individuale në punë ).

 

  • 60 pikë intervista  e strukturuar me gojë.

 

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin Nr. 2, datë 27.03.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedures së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur”, të Departamentit të Administratës Publike

 

Kandidati që merr më pak se 70 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm .

 

6.- Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Berat do të shpallë fituesin në portalin Shërbimi Kombëtar I Punësimit , Faqen  Zyrtare të  Bashkisë ,  dhe në stendën e informimit të publikut.  Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike .

 

II – PRANIMI NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE

Vetëm në rast se për këto pozicion në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele rezulton se vendi është përsëri vakant, pozicioni është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.

 

1-Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21,22  të Ligjit nr. 152/2013:

  • Të jetë shtetas shqiptar.
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.
  • Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit nr. 152/2013.

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

  • Të zotëroj  Diplome Universitare (Arsimi i Lartë) / Master Shkencor  / sipas legjislacionit të arsimit të lartë    në shkenca  Juridike . Si  diploma   Bachelor edhe ajo master shkencor duhet të jenë në të njejtën fushë . (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
  • Pervoja në   përben avantazh  .
  • Njohja  e gjuhës së huaj Anglisht  ose ndonjë gjuhë tjetër  .
  • Mbajtesi i ketij pozicioni duhet te kete aftesi te mira komunikimi
  • Njohje  të programeve bazë kompjuterike Word dhe Exel.

 

2.- Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë me postë ose dorazi pranë Drejtorisë  Burimeve Njerëzore  të Bashkisë Berat   , brenda datës 15.11.2016   dokumentat si më poshtë:

 

  1. Kerkese me shkrim per aplikim (leter motivimi)
  2. Curriculum Vitae  (Jetshkrim  standart)
  3. Fotokopjo të diplomës dhe listës së notave të noterizuara.
  4. Certifikate të perberjës familjare dhe fotokopje  kartës së Identitetit.
  5. Dëshmi kualifikimi (fotokopjo e notëruar) nese ka.
  6. Vleresim pune nga punëdhenësi i fundit.
  7. Vertetim që nuk kanë  masë administrative  në  fuqi
  8. Dëshmi i gjendjes gjyqësore  ,vertetim nga  Gjykata   ,vertetim nga  Prokuroria.
  9. Raport mjeko –ligjor   nga   komisioni mjekesor kompetent i aftë  për punë
  10. Fotokopjo të Librezës së punës  të të gjitha  rubrikave  të  plotësuara

 

3.- Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak

Duke filluar  nga  data   24.11.2016   Njësia Pergjegjëse e  Burimeve Njerëzore  e Bashkisë Berat   do të shpallë në  Sherbimin Kombetar të Punesimit  ,Faqjen  Zyrtare   dhe  në stendën e informimit të publikut listën e kandidatëve që plotësojnë kriteret e veçanta dhe kushtet e pranimit në shërbimin civil  , si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet  testimi  me  shkrim  dhe   intervista e strukturuar  me  gojë.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për pranimin në shërbimin civil  do të njoftohen individualisht nga Njësia Pergjegjëse e  Burimeve Njerëzore  e Bashkisë Berat , nëpërmjet email- it të tyre, për shkaqet e moskualifikimit.

 

4.- Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista.

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithsues të punës për pozicionin.
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme.
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me njohuritë e tyre mbi :

 

1(nje )Specialist Juridik   në  Drejtorinë e Burimeve Njerëzore , Marrdhënieve me Publikun dhe Juridike.

 

  • Kushtetuta  e Republikës së Shqipërisë
  •  Ligji 44/2015 Kodi I Procedurave  Administrative
  • ligjit nr 7961 date 12.07.1995 Kodi I Punës në Republikën e Shqipërisës ,i azhornuar
  • Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”  I ndryshuar .
  • Ligjin nr.139  datë 17.12.2015 “Për  Vetë Qeverisjen  Vendore”
  • Ligji nr 9367 date 07.04.2005 “Per parandalimin e konfliktit te intereresave”.
  • Ligjin Nr.9131 date 08.09.2003“Per rregullat e etikës në administratën publike”.

 

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithsues të punës për pozicionin.
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme.
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

 

5.- Mënyra e vlerësimit të kandidatëve

 

Kandidatët do të vlerësohen me pikë sipas skemës së vlerësimit, si më poshtë :

 

a-      Vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë;

b-      Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për  karrierën, deri në 25 pikë;

c-      Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë.

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin Nr. 2, datë 27.03.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedures së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur”,të Departamentit të Administratës Publike (DAP)

 

Kandidati që merr më pak se 70 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm .

 

6.- Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Berat do të shpallë fituesin në portalin Shërbimi Kombëtar I Punesimit  Faqen  Zyrtare të  Bashkisë ,  dhe në stendën e informimit të publikut.  Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike .                                           

                        

NJESIA E MENAXHIMIT TE BURIMEVE NJEREZORE