Home / Njoftime / NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE NË STRUKTURËN E INSPEKTORIATIT TË POLICISË BASHKIAKE

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE NË STRUKTURËN E INSPEKTORIATIT TË POLICISË BASHKIAKE

Në mbështetje të   ligjit nr.139/2015 “Për Vetëqeverisjes Vendore”,neni 8 ,pika 2,neni 64,gërma a ,g , Vendimi i kryetarit të  Bashkisë Nr.500  Prot. , datë  21.12.2015“Mbi miratimin e Strukturës  organike të  Bashkisë  dhe  Institucioneve në  varësi të  Bashkisë“ i ndryshuar , ligjin nr.8224  datë 15.05.1997 “Për organizimin  dhe Funksionimin e Policisë të Bashkise dhe Komunës” ,ndryshuar me  ligjin  Nr.8358  date 23.04.1999 , VKM  nr.318 datë 01.07.2002 “Për percaktimin e Strukturës ,numrit të punonjësve dhe shpenzimeve  buxhetore të Policisë të Bashkise dhe Komunës”  Bashkia  Berat  shpall   vend të  lirë  pune në  pozicionin:

  • 2 (dy) punonjës te policisë Bashkiake

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithëshme të ligjit Nr.8224  date 15.05.1997 “Për organizimin  dhe Funksionimin e Policisë të Bashkise dhe Komunës” ,ndryshuar ne ligjin  Nr.8358  date 23.04.1999.

 

Kërkesat  e Veçanta  për kandidatët

1.Të kenë  mbaruar te paktën  arsimin e mesëm

2.Te ketë  aftësi të mira   organizuese,komunikuese dhe të  punës në grup

3.Të ketë vertetim  në lidhje me personalitetin

 

Paraqitja e dokumentacionit

Kandidati duhet të  paraqesin  në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore Marrdhënieve  me  Publikun dhe Juridike   apo në Sekretarinë e Bashkisë Berat  me postë ose dorazi dokumentacionin brenda  datës  17.10.2016 :

  • Kerkesen per pozicionin e punonjësit të  policisë  bashkiake
  • Curriculum  vitae
  • Fotokopje të Kartës së  Identitetit
  • Çertifikatën  Familjare
  • Fotokopje të  noterizuar të  deftesës së shkollës / Diplomës/listë  notash
  • Vërtetim  nga  Gjykata
  • Vërtetim nga Prokuroria
  • Dëshmi  Penale
  • Raport mjeko-ligjor i aftë për punë

Kandidatët do të  njoftohen  për  datën dhe orën e zhvillimit te konkurimit.

 

Bashkia   Berat