Home / Njoftime / SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR KATEGORINË EKZEKUTIVE (SPECIALIST)

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR KATEGORINË EKZEKUTIVE (SPECIALIST)

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR KATEGORINË EKZEKUTIVE (SPECIALIST)

Niveli I kërkuar I diplomës

MASTER /PROFESIONAL / SHKENCOR

 

Në zbatim të nenit 22 dhe 25 të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar , si dhe kreut II, III, IV dhe V të Vendimit nr.243 datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, peridhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” ,  Bashkia Berat  shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive , për pozicionet :

 

  • 1 (një) Specialist  financë-Kontabiliteti në    Drejtorinë  e Financës ,kategoria e pagës III-b

 

* Pozicioni i lartpërmendur i’u ofrohen fillimisht nëpunësve civil të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele.

Vetëm në rast se për këtë pozicion në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele rezulton se vendi është përsëri vakant, pozicioni është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës së pranimit   në shërbimit civil.

 

Për të dyja procedurat (lëvizje paralele dhe ngritje në detyrë)aplikohet në të njëjtën kohë.

Data e dorëzimit të dokumentave për lëvizjen paralele do të jetë  03.10.2016

Data e dorëzimit të dokumentave për pranim në sherbimin civil  do të jetë   10.10.2016

  Përshkrimi i përgjithshëm i punës për pozicionin: 

ü  Specialisti  Përgjigjet  direkt te Përgjegjësi  I Sektorit të Financë –Kontabilitetit .

1. Mban rregjistrin kontabel te aktiveve;ne perputhje me UMF nr. 30 date 27.12.2011 “Per menaxhimin e aktiveve ne njesite e sektorit Publik”.

  1. Kryen menaxhimin financiar te banesave sociale me qira, ne perputhje me detyrat e nenpunesit financiar te percaktuar ne manualin per menaxhimin e banesave sociale:
  • Mbledhjen dhe monitorimin e pagesave të  qirave ne kohen e caktuar;
  • Hartimin e pasqyrave te qarkullimit mujor të parave, pasqyrat mujore mbi të ardhurat dhe shpenzimet;
  • Hartimin e raportit mujor të vonesave të pagesave të qirasë;
  • Hartimin e pasqyrave  financiare vjetore duke përfshirë këtu dhe bilancin;
  • Listën e kreditorëve të veçantë me marrëveshje për pagesat.
  1. Kontrollon ne forme dhe ne permbajtje dokumentat   per transaksionet financiare qe kryhen me magazinen (Hyrjet dhe daljet), ben kontabilizimin e tyre ne ditarin perkates, kuadron me degen e thesarit;

4. Azhornon levizjet e vlerave materiale ne librat e magazines, rakordon me magazinierin   per gjendjen e magazines ne sasi dhe ne vlere cdo muaj. Ndjek levizjen e aktiveve te Bashkise;

5. Analizon dhe rakordon çdo muaj shpenzimin e karburantit per autojmetet e bashkisë, duke raportuar me shkrim   te drejtori I drejtorisë.

6. Ne bashkepunim ne komisionin e inventarizimit harton dhe rakordon permbledhesen   e llogarive inventariale.

7. Ne perputhje me Manualin per Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin, miratuar me urdherin nr. 8980 date 15.07.2010  te Ministrit te Financave,  ngarkohet me detyren e koordinatorit te Riskut, te koordinoje punen me drejtorite e tjera, ne te cilin eshte identifikuar dhe vleresuar risqet e mundshme.

I – LËVIZJA PARALELE

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civil të së njëjtës kategori, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil.

1- Kushtet për lëvizjen paralele dhe kriteret e veçanta

Kushtet minimale që duhet të plotësojnë kandidatët për lëvizjen paralele janë :

  • Të jetë nëpunës civil i konfirmuar
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi (të vërtetuar me një dokument nga institucioni)
  • Të ketë të paktën vlerësimin e funditMirë” ose “Shumë mirë

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

  • Kandidatët të zotërojnë Diplome Universitare të nivelit / Master  Shkencor/Profesional  sipas legjislacionit  të arsimit të lartë në Shkenca   Ekonomike  si Financë,Financë- kontabilitet/ Ekonomik/Ekonomiks etj   . (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
  • Përvoja në  punë  mbi  1 vit  në profesion
  • Njohja e gjuhës së huaj anglisht ose ndonjë gjuhë tjetër përbën avantazh.
  • Mbajtësi i këtij pozicioni duhet të ketë aftësi të mira komunikimi
  • Njohje të programeve bazë kompjuterike Word dhe Exel.

 

 

2- Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë me postë ose dorazi në sekretarinë e Bashkisë Berat ose  edhe në  Drejtorinë e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Berat, brenda datës 03.10.2016 dokumentat si më poshtë :

 

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim (letër motivimi)
  2. Curriculum Vitae  (jetëshkrim standard)
  3. Fotokopje të diplomës dhe listës së notave të noterizuara.
  4. Çertifikatë të përberjës familjare dhe fotokopje kartës së identitetit
  5. Aktin e statusit Nëpunësit Civil  i konfirmuar
  6. Dëshmi kualifikimi (fotokopje e noterizuar) nëse ka
  7. Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit
  8. Vërtetim që nuk kanë masë disiplinore në fuqi
  9. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore  ,vertetim nga  Gjykata   ,vertetim nga  Prokuroria.
  10. Raport mjeko –ligjor   nga   komisioni mjekësor kompetent i aftë  për punë
  11. Fotokopje të librezës së punës në çdo rubrikë të plotësuar

 

3- Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak

Në datën 04.10.2016  Drejtoriae Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat do të shpallë listën e   paraprake të kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista e strukturuar me gojë, në faqen zyrtare të Bashkisë Berat , Shërbimin Kombëtar të Punësimit, si edhe në stendën e Informimit të  Publikut.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat, nëpërmjet email-it të tyre, për shkaqet e moskualifikimit.

4- Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista.

  • Njohuritë mbi ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”  si edhe Aktet nën ligjore qe rregullojnë   marrëdhënien e punës në  shërbimin civil
  • Njohuritë mbi ligjin nr.139 datë 17.12.2015 “Për  Vetëqeverisjen Vendore”
  • Njohuritë mbi ligjin nr 9367 datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të intereresave”.
  • Njohuritë mbi ligjin Nr. 9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”.
  • Ligji  nr.9936 datë 26.06.2008 “Për Menaxhimin  e Sistemit Buxhetor   në  Republikën e Shqipërisë”
  • Ligji nr.10296 dartë  08.07.2010 “Për Menaxhimin Financiar  dhe  Kontrollin “
  • Ligjin 7661 dt.19.01.1993  “Për kontabilitetin”.
  • Udhezimin  e Ministrit te Financave nr. 30 date 27.12.2011 “Per menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik”, I ndyshuar.
  • Udhëzimin  e Ministrit të Financave nr. 33 date 11.07.2013 “Për gjurmet standarte të auditit për prokurimin me vlere të vogël dhe të lartë”,
  • V.K.M. nr. 248 dt.10.04.1998 ‘Per miratimin e planit kontabel të organeve të pushtetit vendor ,  institucionet  shtetërore e lokale  si dhe njësive që varen prej tyre ”, i ndryshuar, me V.K.M. nr. 25  datë.20.01.2001.

 

5- Mënyra e vlerësimit të kandidatëve

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:

Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur proçesi i çertifikimit nuk është kryer. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

a-      Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;

b-      Eksperiencën e tyre të mëparshme;

c-      Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën  si edhe  ligjet  e sipër cituar .

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin Nr. 2, datë 27.03.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedures së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur”, të Departamentit të Administratës Publike

 

Kandidati që merr më pak se 70 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm.

6- Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Berat do të shpallë fituesin në Faqen Zyrtare të Bashkisë, Shërbimin Kombëtar të Punësimit dhe në stendën e informimit të publikut. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike .

 

II – PRANIMI NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE

Vetëm në rast se për këto pozicion në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele rezulton se vendi është përsëri vakant, pozicioni është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të Ligjit nr. 152/2013:

 

  • Të jetë shtetas shqiptar.
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.
  • Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit nr. 152/2013.

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

 

  • Kandidatët të zotërojnë Diplome Universitare të nivelit / Master  Shkencor sipas legjislacionit  të arsimit të lartë në Shkenca   Ekonomike  si Financë,Financë- kontabilitet/ Ekonomik/Ekonomiks   . (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
  • Përvoja në  punë  përbën avantazh
  • Njohja e gjuhës së huaj anglisht ose ndonjë gjuhë tjetër përbën avantazh.
  • Mbajtësi i këtij pozicioni duhet të ketë aftësi të mira komunikimi
  • Njohje të programeve bazë kompjuterike Word dhe Exel.

 

2- Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë me postë ose dorazi në sekretarinë e Bashkisë Berat ose në  Drejtorinë e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Berat brenda datës  10.10.2016  dokumentat si më poshtë :

 

  1. Kerkesë me shkrim per aplikim (letër motivimi)
  2. Curriculum Vitae  (Jetëshkrim  standart)
  3. Fotokopjo të diplomës dhe listës së notave të noterizuara.
  4. Certifikate të perberjës familjare dhe fotokopje  kartës së Identitetit.
  5. Dëshmi kualifikimi (fotokopjo e notëruar) nëse ka.
  6. Vlerësim pune nga punëdhenësi i fundit.
  7. Vertetim që nuk kanë  masë administrative  në  fuqi
  8. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore  ,vertetim nga  Gjykata   ,vertetim nga  Prokuroria.
  9. Raport mjeko –ligjor   nga   komisioni mjekesor kompetent i aftë  për punë
  10. Fotokopjo të Librezës së punës  të të gjitha  rubrikave  të  plotësuara

 

Dokumentat e mësipërme duhet të dorëzohen brenda datës 10.10.2016

 

3- Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak

Duke filluar nga data 19.10.2016Drejtoriae Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat do të shpallë në Faqjen Zyrtare, Shërbimin Kombëtar të Punësimit dhe në stendën e informimit të publikut listën e kandidatëve që plotësojnë kriteret e veçanta dhe kushtet e për pranim në shërbimin civil në kategorinë Ekzekutive , si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar  me  gojë.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për ngritje në detyrë do të njoftohen individualisht nga Drejtoriae Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat, nëpërmjet email-it të tyre, për shkaqet e moskualifikimit.

  1. Kandidatët do të testohen me shkrim në lidhje me:
  • Njohuritë mbi ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”  si edhe Aktet nën ligjore qe rregullojnë   marrëdhënien e punës në  shërbimin civil
  • Njohuritë mbi ligjin nr.139 datë 17.12.2015 “Për  Vetëqeverisjen Vendore”
  • Njohuritë mbi ligjin nr 9367 datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të intereresave”.
  • Njohuritë mbi ligjin Nr. 9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”.
  • Ligji  nr.9936 datë 26.06.2008 “Për Menaxhimin  e Sistemit Buxhetor   në  Republikën e Shqipërisë”
  • Ligji nr.10296 dartë  08.07.2010 “Për Menaxhimin Financiar  dhe  Kontrollin “
  • Ligjin 7661 dt.19.01.1993  “Për kontabilitetin”.
  • Udhezimin  e Ministrit te Financave nr. 30 date 27.12.2011 “Per menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik”, I ndyshuar.
  • Udhëzimin  e Ministrit të Financave nr. 33 date 11.07.2013 “Për gjurmet standarte të auditit për prokurimin me vlere të vogël dhe të lartë”,
  • V.K.M. nr. 248 dt.10.04.1998 ‘Per miratimin e planit kontabel të organeve të pushtetit vendor ,  institucionet  shtetërore e lokale  si dhe njësive që varen prej tyre ”, i ndryshuar, me V.K.M. nr. 25  datë.20.01.2001.

4.1 Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e përgjithshëm të punës për pozicionin.
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme.
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

 

5- Mënyra e vlerësimit të kandidatëve

 

Kandidatët do të vlerësohen me pikë sipas skemës së vlerësimit, si më poshtë :

 

a-      Vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë;

b-      Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për  karrierën, deri në 25 pikë;

c-      Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë.

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin Nr. 2, datë 27.03.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedures së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur”,të Departamentit të Administratës Publike (DAP)

 

Kandidati që merr më pak se 70 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm .

6- Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Berat do të shpallë fituesin në portalin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Faqjen Zyrtare të Bashkisë dhe në stendën e informimit të publikut.

Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike .

NJËSIA E MENAXHIMIT TË BURIMEVE NJERËZORE