Home / Njoftime / SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE PËR NGRITJEN NË DETYRË PËR NËPUNËSIT CIVIL PËR KATEGORINË E MESME DREJTUESE (Drejtor Drejtorie )

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE PËR NGRITJEN NË DETYRË PËR NËPUNËSIT CIVIL PËR KATEGORINË E MESME DREJTUESE (Drejtor Drejtorie )

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE PËR NGRITJEN NË DETYRË  PËR  NËPUNËSIT CIVIL  PËR KATEGORINË E MESME DREJTUESE (Drejtor  Drejtorie ) 

Niveli i kërkuar i diplomës

MASTER SHKENCOR

Në zbatim të nenit  26 të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe kreut II dhe III të Vendimit nr.242 datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vëndeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Bashkia Berat shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë  për pozicionin :

 

–          1(një) Drejtor në Drejtorinë e Planifikimit të Territorit  ,Investimeve dhe Kontrollit të Projekteve  , Kategoria e pagës II-b.

–          1(një)Drejtor në Drejtorinë e Koordinimit dhe Prokurimeve Publike,Kategoria e pagës II-b.

 

* Pozicioni i lartpërmendur i’u ofrohen fillimisht nëpunësve civil të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele.

Vetëm në rast se për këto pozicione në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele rezulton se vendi është përsëri vakant, pozicioni është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës së ngritjes në  detyrë   si edhe pranim nga jashtë në shërbimit civil.

 

Për të dyja procedurat (lëvizje paralele dhe ngritje në detyrë)aplikohet në të njëjtën kohë.

Data e dorëzimit të dokumentave për lëvizjen paralele do të jetë   17.08.2016

Data e dorëzimit të dokumentave për ngritje në detyrë do të jetë   22.08.2016

 

Përshkrim i përgjithshëm i punës dhe kriteret e veçanta që duhet të plotësojnë kandidatët:

  Përshkrimi i përgjithshëmipunëspërpozicionin Drejtor në Drejtorinë e Planifikimit të Territorit  ,Investimeve dhe Kontrollit të Projekteve 

ü  Organizon dhe drejton punë brenda drejtorisë, raporton dhe përgjigjet direkt tek Kryetari Bashkisë dhe N/kryetari i cili vendos mbi çështjet proçeduriale të lidhura me veprimtarinë e drejtorisë

ü  Përgjigjet për përcaktimin e objektivave dhe planifikimin e veprimtarisë në drejtori

ü  Organizon, mbikëqyr, koordinon dhe monitoron punën e sektorëve të drejtorisë.

ü  Drejton punën për hartimin e detyrave të projektimit, të ngritjes së grupeve të punës për hartimin e projekt-preventivave sipas urdhërave të Kryetarit të Bashkisë në mbështetje të ligjit  nr.139 datë 17.12.2015 “Për  Vetëqeverisjen Vendore”

ü  Drejton punën për hartimin e instrumentave vendore të planifikimit të territorit ( PPV,PDV etj ) dhe pas prezantimit dhe dëgjimit në publik e paraqet për miratim në Këshillin Bashkiak,AKPT, dhe KKT, në mbështetje të ligjit nr. 10 119   datë 23.04.2009  Për Planifikimin e Territorit”.

ü  Ndjek afatet e përcaktuara në ligj mbi kërkesat për leje zhvillimi ose  ndërtimi nga qytetar dhe subjekte të interesuar duke e ndjekur korrespondencën sipas hapave të përcaktuara.

ü  Drejton dhe koordinon punën në komisionin e ngritur për shqyrtimin e dosjeve teknike dhe jep me shkrim mangësitë,plotësimet nëse duhen bërë  dhe mendimin për çdo kërkesë.

ü  Jep informacion me shkrim Kryetarit të Bashkisë dhe  Këshillit të Bashkisë sa herë që kërkohet.

 

  Përshkrimi i përgjithshëmipunëspërpozicionin Drejtor në Drejtorinë e Koordinim –Zhvillimit  dhe Prokurimeve Publike 

ü  Organizon dhe drejton punë brenda drejtorisë, raporton dhe përgjigjet direkt tek Kryetari Bashkisë dhe N/kryetari i cili vendos mbi çështjet proceduriale të lidhura me veprimtarinë e drejtorisë

ü  Përgjigjet për përcaktimin e objektivave dhe planifikimin e veprimtarisë në drejtori

ü  Organizon, mbikëqyr, koordinon dhe monitoron punen në  drejtori.

ü  Drejton  koordinon  dhe  përgjigjet  për ecurinë e punës në komisionin e ngritur për procedurat e prokurimeve  për blerjet me vlera të mëdha .

ü  Jep informacion me shkrim Kryetarit të Bashkisë /N/Kryetarit sa herë që kërkohet.

ü  Mbi bazën e informacionit të  mbledhur në bashkëpunim me Komitetin e strategjise së zhvillimit ekonomiko-social të qytetit të Beratit,  përcakton qëllimet,objektivat strategjike dhe fishprojektet.

ü  Organizon takime dhe Work-Shope në mbështetje të politikave të zhvillimit afatmesem dhe afatgjatë me qëllim hartimin,monitorimin dhe rishikimin e tyre në raport me zhvillimet e reja .

 

I – LËVIZJA PARALELE

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civil të së njëjtës kategori, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil.

1- Kushtet për lëvizjen paralele dhe kriteret e veçanta

Kushtet minimale që duhet të plotësojnë kandidatët për lëvizjen paralele janë :

  • Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori për të cilën aplikon II-b
  • mos ketë masë disiplinore në fuqi.
  • Të ketë të paktën vlerësimin e fundit pozitiv, mirë apo shumë mirë.

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

  • Kandidatët të zotërojnë Diplomë Universitare të nivelit / Master  Shkencor sipas legjislacionit  të arsimit të lartë në Shkenca   Inxhinierike si  Ing. Ndertimi /Arkitekturë/ Urbanistikë  , si  diploma   Bachelor edhe ajo master shkencor duhet të jenë në të njejtën fushë . (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
  • Përvojë pune 5 (pesë) vite në Planifikim Territori /Urbanistikë
  • Njohja e gjuhës së huaj anglisht ose ndonjë gjuhë tjetër përbën avantazh.
  • Mbajtësi i këtij pozicioni duhet të ketë aftësi të mira komunikimi
  • Njohje të programeve Inxhinierike
  • Njohje të programeve bazë kompjuterike   Word dhe Exel

 

Kandidatët  për  Drejtor në Drejtorinë e Koordinim-Zhvillimit  dhe Prokurimeve Publike  duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

  • Kandidatët të zotërojnë Diplomë Universitare të nivelit / Master  Shkencor sipas legjislacionit  të arsimit të lartë në Shkenca   Juridike   .Si  diploma   Bachelor edhe ajo master shkencor duhet të jenë në të njejtën fushë . (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
  • Përvojë pune   5 (pesë) vite   në  fushën juridike
  • Njohja e gjuhës së huaj anglisht ose ndonjë gjuhë tjetër përbën avantazh.
  • Mbajtësi i këtij pozicioni duhet të ketë aftësi të mira komunikimi
  • Njohje të programeve bazë kompjuterike Word dhe Exel.

 

2- Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë me postë ose dorazi në sekretarinë e Bashkisë Berat ose në  Drejtorinë e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Berat, brenda datës 17.08.2016 dokumentat si më poshtë :

 

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim (letër motivimi)
  2. Curriculum Vitae  (jetëshkrim standard)
  3. Fotokopje të diplomës dhe listës së notave të noterizuara.
  4. Çertifikatë të përberjës familjare dhe fotokopje kartës së identitetit
  5. Aktin e statusit  Nëpunës  Civil  i konfirmuar
  6. Dëshmi kualifikimi (fotokopje e noterizuar) nëse ka
  7. Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit
  8. Vërtetim që nuk kanë masë disiplinore në fuqi
  9. Dëshminw e gjendjes gjyqësore, vërtetim nga gjykata, vërtetim nga prokuroria
  10. Raport mjeko –ligjor   nga   komisioni mjekësor kompetent i aftë  për punë
  11. Fotokopje të librezës së punës në çdo rubrikë të plotësuar

 

3- Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak

Në datën 18.08.2016  Drejtoriae Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat do të shpallë listën   paraprake të kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista e strukturuar me gojë, në faqen zyrtare të Bashkisë dhe Shërbimin Kombëtar të Punësimit, si edhe në stendën e Informimit të  Publikut.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat, nëpërmjet email-it të tyre, për shkaqet e moskualifikimit.

4- Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista.

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionin.
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme.
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

 

  • Njohuritë mbi ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”  si edhe  Aktet nën ligjore që rregullojnë   marrëdhënien e punës në  shërbimin civil
  • Njohuritë mbi ligjin nr.139 datë 17.12.2015 “Për  Vetëqeverisjen Vendore”
  • Njohuritë mbi ligjin nr 9367 datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të intereresave”.
  • Njohuritë mbi ligjin Nr. 9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”.
  • Njohuritë mbi ligjin 107/2014 ,”Për Planifikimin dhe Zhvillimin  e Territorit “.
  • VKM  nr.671  datë  21.07.2015  “Për miratimin e rregullores së Planifikimit të  Territorit”
  • Udhëzim nr.408  datë  13.05.2015  “Për miratimin e Rregullores  për  Zhvillimin e Territorit”
  • Njohuritë mbi ligjin 8402 datë 10/09/1998 ‘’ Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndertimit” .

4.1- Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista.

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionin.
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme.
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
  • Njohuritë mbi ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”  si edhe Aktet nen ligjore që rregullojnë   marrëdhënien e punës në  shërbimin civil
  • Njohuritë mbi ligjin nr.139 datë 17.12.2015 “Për  Vetëqeverisjen Vendore”
  • Njohuritë mbi ligjin nr 9367 datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të intereresave”.
  • Njohuritë mbi ligjin Nr. 9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”.
  • Njohuritë mbi ligjin 107/2014 ,”Për Planifikimin dhe Zhvillimin  e Territorit”.
  • Njohuritë mbi ligjin 9643 date 20.11.2006 “Për prokurimin publik” i ndryshuar.
  • Njohuritë mbi vendimin  nr. 918 datë 29.12.2014 “Për kryerjen e procedurave të prokurimit publik në mënyrë elektronike
  • Njohuritë mbi vendimin nr. 914 datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik

 

5- Mënyra e vlerësimit të kandidatëve

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:

Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

a-      Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;

b-      Eksperiencën e tyre të mëparshme;

c-      Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin Nr. 2, datë 27.03.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur”, të Departamentit të Administratës Publike (DAP)

 

Kandidati që merr më pak se 70 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm.

6- Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Berat do të shpallë fituesin në Faqen Zyrtare të Bashkisë, Shërbimin Kombëtar të Punësimit dhe në stendën e informimit të publikut. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike .

II –NGRITJA  NË   DETYRË  PËR KATEGORINË E MESME  DREJTUESE  

Vetëm në rast se për këto pozicione në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele rezulton se vendi është përsëri vakant, pozicioni është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë .

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë vetëm nëpunësit civilë të një kategorie paraardhëse (vetëm një kategori më e ulët), të punësuar në të njëjtin apo në një institucion tjetër të shërbimit civil, që plotësojnë kushtet për ngritjen në detyrë dhe kërkesat e veçanta për vendin e lirë.

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e ngritjes në detyrë janë:

 

  • Të jetë nëpunës civil i konfirmuar;
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi (të vërtetuar me një dokument nga institucioni);
  • Të ketë të paktën vlerësimin e funditMirë” ose “Shumë mirë”;

Niveli i diplomës duhet të jetë “Master Shkencor”. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

Kandidatët të zotërojnë Diplomë Universitare të nivelit / Master  Shkencor sipas legjislacionit  të arsimit të lartë në Shkenca   Inxhinierike si  Ing. Ndertimi /Arkitekturë/ Urbanistikë  , si  diploma   Bachelor edhe ajo master shkencor duhet të jenë në të njejtën fushë . (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).

  • Përvojë pune 5 (pesë) vite në Planifikim Territori /Urbanistikë
  • Njohja e gjuhës së huaj anglisht ose ndonjë gjuhë tjetër përbën avantazh.
  • Mbajtësi i këtij pozicioni duhet të ketë aftësi të mira komunikimi
  • Njohje të programeve Inxhinierike
  • Njohje të programeve bazë kompjuterike   Word dhe Exel

 

Kandidatët  për  Drejtor në Drejtorinë e Koordinim-Zhvillimit  dhe Prokurimeve Publike  duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

  • Kandidatët të zotërojnë Diplomë Universitare të nivelit / Master  Shkencor sipas legjislacionit  të arsimit të lartë në Shkenca   Juridike   .Si  diploma   Bachelor edhe ajo master shkencor duhet të jenë në të njejtën fushë . (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
  • Përvojë pune   5 (pesë) vite   në  fushën juridike
  • Njohja e gjuhës së huaj anglisht ose ndonjë gjuhë tjetër përbën avantazh.
  • Mbajtësi i këtij pozicioni duhet të ketë aftësi të mira komunikimi
  • Njohje të programeve bazë kompjuterike Word dhe Exel.

 

2- Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë me postë ose dorazi në sekretarinë e Bashkisë Berat ose në  Drejtorinë e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Berat brenda datës  22.08.2016 dokumentat si më poshtë :

 

1. Kërkesë me shkrim për aplikim (leter motivimi)

2. Curriculum Vitae  (jetëshkrim standard)

3. Aktin e statusit të nëpunësit civil të konfirmuar

4. Fotokopje të diplomës dhe listës së notave të noterizuara

5. Certifikatë të perberjës familjare dhe fotokopje kartës së identitetit

6. Dëshmi kualifikimi (fotokopje e notëruar) nëse ka

7. Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit.

8. Vërtetim që nuk kanë masë administrative në fuqi

9. Dëshmi e gjëndjes gjyqësore

10. Raport mjeko–ligjor nga komisioni mjekësor kompetent i aftë për punë

11. Fotokopje të librezës së punës të plotësuar në të gjitha rubrikat

 

 

Dokumentat e mësipërme duhet të dorëzohen brenda datës 22.08.2016

 

3- Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak

Duke filluar nga data 29.08.2016 Drejtoriae Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat do të shpallë në Faqjen Zyrtare, Shërbimin Kombëtar të Punësimit dhe në stendën e informimit të publikut listën e kandidatëve që plotësojnë kriteret e veçanta dhe kushtet e për ngritje në detyrë  për Kategorinë e Mesme  Drejtuese, Drejtor Drejtorie, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar  me  gojë.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për ngritje në detyrë do të njoftohen individualisht nga Drejtoriae Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat, nëpërmjet email-it të tyre, për shkaqet e moskualifikimit.

  1. Kandidatët , Drejtor në Drejtorinë e Planifikim Territorit  ,Investimeve dhe Kontrollit të Projekteve do të testohen me shkrim në lidhje me:
  • Njohuritë mbi ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”  si edhe  Aktet nën ligjore që rregullojnë   marrëdhënien e punës në  shërbimin civil
  • Njohuritë mbi ligjin nr.139 datë 17.12.2015 “Për  Vetëqeverisjen Vendore”
  • Njohuritë mbi ligjin nr 9367 datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të intereresave”.
  • Njohuritë mbi ligjin Nr. 9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”.
  • Njohuritë mbi ligjin 107/2014 ,”Për Planifikimin dhe Zhvillimin  e Territorit “.
  • VKM  nr.671  datë  21.07.2015  “Për miratimin e rregullores së Planifikimit të  Territorit”
  • Udhëzim nr.408  datë  13.05.2015  “Për miratimin e Rregullores  për  Zhvillimin e Territorit”
  • Njohuritë mbi ligjin 8402 datë 10/09/1998 ‘’ Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndertimit” . si edhe akte nën ligjore per kontrollin dhe disiplinimin e punimeve .

4.1 Kandidatët Drejtor në Drejtorinë e Kordinimit dhe Prokurimeve Publike  do të testohen me shkrim do të vlerësohen në lidhje me:

 

4.2 Kandidatët  gjatë intervistës së strukturuar me gojë  do të vlerësohen në lidhje me:

  • Eksperiencën e tyre të mëparshme.
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithsues të punës për pozicionin.

 

 

5- Mënyra e vlerësimit të kandidatëve

 

Kandidatët do të vlerësohen me pikë sipas skemës së vlerësimit, si më poshtë :

 

a-      Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;

b-      Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 40 pikë;

c-      Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 20 pikë.

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin Nr. 2, datë 27.03.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedures së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur”,të Departamentit të Administratës Publike (DAP)

 

Kandidati që merr më pak se 70 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm .

 

6- Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Berat do të shpallë fituesin në portalin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Faqjen Zyrtare të Bashkisë dhe në stendën e informimit të publikut.

Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike .

 

NJESIA E MENAXHIMIT TË BURIMEVE NJERËZORE