NJOFTIM PËR REZULTATET E VERIFIKIMIT PËRFUNDIMTAR PËR LËVIZJEN PARALELE PËR KATEGORINË E NIVELIT EKZEKUTIV (SPECIALIST)
Në zbatim të nenit 25 të ligjit Nr.152/2013 “Për statusin e nëpunësit civil” i ndryshuar, si edhe të kreut VII, pika 7 të VKM nr.243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, peridhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në përfundim të verifikimit përfundimtar të kandidatëve për përmbushjen e kushteve për lëvizjen paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurim, njofton se për pozicionin :
- 1 (një) specialist juridik, në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, Marrëdhënieve me Publikun dhe Juridike
Nuk ka kandidat për lëvizjen paralele për të vazhduar në fazën e dytë të vlerësimit.
Vëmendje : Duke filluar nga data 04.08.2016 të gjithë kandidatët që kanë aplikuar për procedurën e pranimit në shërbim civil do të njoftohen në faqen zyrtare të Bashkisë Berat, Shërbimin Kombëtar të Punësimit, stendat e informimit të publikut në lidhje me pozicionet e lira, vendin dhe datën kur do të zhvillohet konkurimi.
NJËSIA E MENAXHIMIT TË BURIMEVE NJERËZORE