Sot,me 5 maj, ne Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut ,Bashkia Berat organizoi ceremonine zyrtare te 74 Vjetorit te Dites se Deshmoreve.Morrën pjese veterane te LANC, familje te Deshmoreve, pasardhes,qytetare etj. Kurora me lule,vendosen deputetet Fidel Ylli,Anila Agalliu,Eduart Bejko, ne emer te Kuvendit, z.Petrit Sinaj ne emer te Bashkise,z.Fadil Nasufi ne emer te Prefektures se Qarkut Berat, z.Fatlli Adilaj ne emer te Keshillit te Qarkut Berat,znj.Nikoleta Manka Kryetare e Keshillit Bashkiak Berat, forcat policore,orgnizatat shoqerore. Kryetari i Bashkise z.Petrit Sinaj uroi veteranet,familjet e Deshmoreve,pasardhesit, per 74 Vjetorin,duke e cilesuar 5 Majin nje gur te cmuar te historise se lavdishme te popullit shqiptar.Dita e Deshmoreve ,tha ne fjalen e tij z.Sinaj eshte nje frymezim per te gjithe brezat per te respektuar 28 mije Deshmoret e Atdheut. Ne emer te Kuvendit te Republikes se Shqiperise pershendeti deputetja znj.Anila Agalliu,e cila e quajti 5 Majin nje Dite Lapidar ne historine tone Kombetare,nje date qe do te nderohet brez pas brezi. Kryetari i Organizates se Familjeve te Deshmoreve z.Skender Mustafaj,ne fjalen e tij vleresoi vepren e lavdishme te Deshmoreve te Atdheut,gjakun e tyre te derdhur per clirimin e vendit dhe evokoi kontributin e veteraneve dhe pasardhesve te Deshmoreve,ne edukimin e brezit te ri me vlerat dhe virtytet e mrekullueshme te Deshmoreve te Atdheut.Ne fund u bene homazhe ne varrezat e Deshmoreve te Atdheut dhe pjesemarresit ndoqen aktivitetin e pergatitur nga nxenesit e shkolles se mesme “Kristaq Capo” kushtuar Deshmorit te Atdheut,Kristaq Capo.