Me Ftesë të Bashkisë Luoyang dhe me mbështetjen e Ambasades Kineze në Shqipëri, Kryetari i Bashkise Berat Z. Petrit Sinaj, në vijim të vizites së tij në Provincën Henan në Kine, zhvilloi një vizite zyrtare në Bashkine Luoyang, një qytet ndër më të vjetrit në Kinë, Pasuri Botërore e Unesco-s. Gjatë takimit me Kryetarin e Bashkise Z. Bao Changyong,u prezantuan asetet e trashegimise kulturore të dy qyteteve dhe mundësitë për bashkëpunim dypalësh kryesisht në fushën e kulturës ,turizëm, produkteve agro dhe shkëmbimit të studentëve të dy qyteteve . Gjate takimit u nënshkrua nga Z. SInaj dhe Z. Changyong edhe Memorandumi i Binjakëzimit , që synon forcimin e lidhjeve ndermjet dy qyteteve respektive. Delegacioni i Bashkisë Berat mori pjesë në Festivalin e Bozhureve i cili është një event tradicional që zhvillohet në Luoyang. Mbjellja e bozhureve filloi në dinastinë Sui, dhe lulëzoi në Dinastinë Tang, dhe aktualisht Luoyang ka 11 kopshte dekorativë bozhuresh, me një sipërfaqe prej gati 20.000 m2. Te gjithë njerëzit e qytetit festojnë me gëzim gjatë njëzet ditëve të bozhureve dhe ky festival renditet ndër katër Festivalet e mëdha kulturore në Kinë duke shënuar sukses në trashëgiminë jomateriale kulturore. Luoyang është një qytet me një histori të gjatë dhe kulturë të shkëlqyer. Janë 13 dinasti qe kane themeluar kryeqytetet e tyre në Luoyang, me një histori të qytetërimit prej mbi 5000 vjet . Ndër shtatë kryeqytetet e lashta në Kinë, ai ka historinë më të gjatë dhe numrin më të madh të dinastive. Aktualisht, ndodhen 21 relike arti të nivelit shtetëror, 104 të nivelit te provincës dhe 632 relike arti të nivelit të qarkut dhe më shumë se 400.000 copë koleksione në muzeumet e qytetit. I ndodhur në perëndim të Provincës Henan dhe me një shtrirje qe arrin mes të Lumit te Verdhe, Luoyang ka juridiksion nëntë qarqe dhe gjashtë rrethe urbane. Popullsia e tij është 6,8 milionë banorë. Luoyang është një qendër moderne e transportit në Kinën Qendrore, një qytet i zhvilluar industrial dhe një qendër e njohur e shkencës dhe arsimit.
Home / Njoftime / Nënshkruhet Marrëveshja e Binjakëzimit ndërmjet qyteteve Luoyang në Kinë dhe qytetit të Beratit; dy qytete Pasuri Botërore të UNESCO-s
Tags kryetarikine