Zhvillohet takimi per projektin e sistemit te ankesave dhe kerkesave te qytetareve.
Projekti organizohet nga Organizata Hollandeze VNG ne bashkepunim me Fondacionin FLAG dhe Bashkine Berat dhe synon krjimin e nje sistemi te ri te menaxhimit e ankesave dhe kerkesave te qytetareve, i cili trajton me efikasitet problematikat e paraqitura prej tyre. Bashkia Berat eshte duke planifikuar edhe Zyren me nje Ndalese per Qytetaret, ku do te ofrohet informacion dhe referimet per cdo kerkese apo anekse, sipas standarteve dhe praktikave me te mira ne kete fushe.