Ne daten 30 dhjetor 2015,ne ambientet e Hotel “Gega” u organizua nga Bashkia Berat,ceremonia e dhenies se cmimeve “Njeriu i Vitit 2015”.
Ne ceremoni ishin te pranishem Kryetari i Bashkise z.Petrit Sinaj ,Prefekti i Qarkut z.Fadil Nasufi,deputetet Anila Agalliu,Gledion Rehovica dhe Sekretari Politik i LSI per Qarkun e Beratit z.Nasip Naco.Gjithashtu ishin te ftuar edhe drejtues te institucioneve,anetare te Keshillit Bashkiak,qytetare.
Kryetari i Bashkise z.Sinaj pershendeti dhe uroi te ftuarit per Vitin e Ri 2016.”Njeriu i Vitit 2015″ u shpallen biznesmeni Lorenc Molishti,mjeku i Spitalit Rajonal Vladimir Kumaraku dhe dirigjenti Fatbardh Dervishi.