Bashkia Berat organizoi këtë vit Ditën e Gatimeve Tradicionale në Qytetin e Beratit. Me mbështetjen e Risi Albania, Bashkia Berat dhe eksperti i Gatimeve Tradicionale, Z. Josif Mio, organizuan tre ditë trajnime intensive me nxënës të shkollës Hoteleri Turizëm, nxënës të Shkollë Profesionale Leta si dhe me anëtarë të Komunitetit Romë dhe Egjiptianë.
Në datën 24 Dhjetor Bashkia Berat shtroi një tavolinë me gatime tradicionale për personalitete dhe të ftuar të veçantë, përfshirë ambasadorë, gazetarë, intelektualë etj. Grupet e vjetra të këngës dhe valles Beratase u ftuan të merrnin pjesë në panair. Ato kijuan një atmosferë artistike ku tradita në gatime valle dhe kënge u gërshetuan bashkë.
Nxënësit nga shkollat e sipërpërmendura ekspozuan ushqimet që kishin përgatitur dhe mësuar gjatë trajnimeve. Ushqimet u shitën me çmime simbolike si dhe u falën për shtresat në nevojë të popullsisë.
Aktiviteti gjatë gjithë kohës u shoqërua me një program artistik I organizuar nga Pallati I Kulturës Margarita Tutulani si dhe Grupi Qyprillinjtë e Beratit.
Mbështetësit e këtij projekti ishin Bashkia Berat, Risi Albania, BID Berati, Qendra e Formimi Profesional Leta, Shkolla Hoteleri Turizem Berat, Ministria e Bujqësisë si dhe Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.