Në datat 13-20 dhjetor 2015, specialistë të Bashkisë Berat morën pjesë në shkollën e Zyrës së UNESCO-s në Venecia për përdorimin e qëndrueshëm dhe kursimin e energjisë në banesat historike. Në këtë shkollë merrnin pjesë specialistë të trashëgimisë nga Evropa Juglindore. U studiua shembulli i Venecias dhe u hartuan projekt ide të përbashkëta midis partnerëve për t’u detajuar dhe aplikuar pranë Bashkimit Evropian për secilin nga sitet e Trashëgimisë Botërore të pranishme.