Ministri i Bujqesise Edmond Panariti ka inspektuar Panairin e Fundvitit te Agrobiznesit ne qytetin e Beratit.Ministri ka vleresuar cilesine e prodhimeve te zones,te cilat tha ai jane vlere jo vetem per tregun tone,por edhe ate te huaj.
Ministri i Bujqesise,Edmond Panariti ka inspektuar Panairin e Agrobiznesit ne Berat,ku jane ekspozuar prodhimet e zones si lloje te ndryshme vererash,ulliri,fruta dhe perime.
Dhjetera biznese jane te vendosura me stenda gjate pedonales se qytetit.
Ministri i Bujqesise,pasi u njoh me produktet e zones,i cilesoi vlera jo vetem per tregun e brendshem,por dhe ate nderkombetar.
Edmond Panariti:”Do te fusim ne veprim edhe nje mekanizem te ri financiar,qe eshte rritja e kreditimit me interesa shume te ulta ,madje dhe fare pa interesa.Per kete,shteti shqiptar ne buxhetin e ketij viti ka vendosur ne dispozicion te sistemit bankar qe do te kreditoje fermeret e qarkut Berat 15 milione euro.Nderkohe edhe Banka Europiane per Rindertim dhe Zhvillim do ti bashkengjitet kesaj shume prej 15 milione euro me 60 milione euro.Pritet qe ne 3 vitet e ardhshme te gjeneroje nje mase 300 milione euro,qe do te vihen ne dispozicion ne trajten e kredive pa interes.”
Duke e cilesuar si mjaft te rendesishme,bujqesine per gjenerimin e te ardhurave Ministri u shpreh,se per vitin qe vjen do te kete me shume investime dhe subvencione ne kete fushe.