Home / Njoftime / Njoftim

Njoftim

Më 29-30 tetor 2015, grupi i biznesmenëve italianë organizoi një seri takimesh me aktorët kryesorë të fushës se turizmit të Beratit, për të diskutuar mundësi investimi dhe zhvillimi të zonës në të ardhmen. Shoqëruar nga presidenti i Federatës Shqiptare të Rafting z. Zamo Spathara u takuan me kryetarin e Bashkisë së Beratit z. Petrit Sinaj dhe patën mundësinë të vizitonin atraksionet kryesore të zonës duke u larguar me përshtypjet më pozitive. Sic shprehet dhe arkitekti Pietro di Pierri, përfaqësues i zinxhirit të hoteleve The Church Palace në Romë dhe markës së njohur botërisht Vivai Del Sud: “Zona e Beratit ka një potencial të jashtëzakonshëm në fushën e turizmit. Jemi mahnitur me pasurinë kulturore dhe bukuritë e natyrës. Berati është një thesar për t’u zbuluar”. Këto janë dhe arsyet pse zona është mjaft tërheqëse për investitorët italianë. Ata vijnë me projekte konkrete, të cilat sjellin modelet më të suksesshme të zhvillimit të turizmit. Pas vizitës në Berat, investitorët italianë ju drejtuan Tiranës për zhvillimin e takimeve të tjera me përfaqësues nga sektorët privatë e publikë të fushës së turizmit dhe sipërmarrjes.